Kreu i diplomacisë evropiane të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kërkoi një hetim të pavarur shkencor lidhur me origjinën e koronavirusit , ndërsa i bëri thirrje Kinës të kontribuojë  në luftën kundër pandemisë.

Në një artikull të Frankfurter Allgemeine Zeitung, Borrell theksoi se Kina duhet të veprojë për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit nga pandemitë e ardhshme.” Është gjithashtu i nevojshëm një hetim i pavarur shkencor për origjinën e kësaj pandemie” ka thënë Borel.

Borel theksoi se Kina duhet të marrë përgjegjësi në trajtimin e pandemisë në varësi të rolit të saj, kërkimet për zhvillimin e vaksinës dhe përforcimin e ekonomisë globale, përfshirë rolin e saj në një përpjekje të madhe për lehtësimin e borxhit për vendet në zhvillim, veçanërisht në  ato më  të prekura.

Virusi u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.