/ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian konfirmoi sot rifillimin e negociatave për programin bërthamor iranian më 17 dhjetor në Gjenevë.

"Ashtu si ishte njoftuar pas takimit të fundit të grupit 5+1 më 24 nëntor në Vjenë, drejtuesit politikë të grupit 5+1 dhe Irani do të takohen sërish më 17 dhjetor në Gjenevë për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike në kuadër të gjetjes të një zgjidhjeje të plotë dhe afatgjatë", theksoi shërbimi diplomatik në një komunikatë.

Irani njoftoi që prej ditës së djeshme rifillimin e negociatave për programin bërthamor me fuqitë e mëdha të grupit 5+1 (Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi dhe Gjermani) më 17 dhjetor në Gjenevë.