BE, Kristof Bender: KQZ
nuk ka legjitimitet

BE, Kristof Bender: KQZ<br />nuk ka legjitimitet
TIRANE - Kristof Bender nënkryetar i Inisiativa e Stabilitetit Europian një institut kërkimesh e analizash për zhvillimet në Europën Jug–Lindore e në rajonin e Ballkanit Perendimor thotë se kjo KQZ me 4 anëtarë s’ka legjitimitet. “Në BE ka shqetësim, madje shqetësim të madh për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri.

Një nga arsyet është që zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 u kontestuan fuqishëm, gjë që çoi opozitën në bojkotim te Parlamentit, futjen e saj në grevë urie”, deklaroi Bender në intervistë për DË. Sipas tij, arsyeja tjetër që ngjall shqetësim është zëvendësimi i një anëtari të KQZ, për arsye të pasqaruara nga pikpamja ligjore, gjë që çoi në dorëheqjen e 3 anëtarëve të tjerë, përfaqësues të opozitës.

Bender thotë se kjo është shumë shqetësuese sepse një KQZ i pavarur dhe legjitim është shumë i rëndësishëm në çdo vend, por sidomos në ato vende ku ka gjasa që forcat politike në garë të kenë një diferencë shumë të vogël votash nga njëra tjetra dhe ky mund të jetë edhe rasti i Shqipërisë në këto zgjedhje, pasi një nga funksionet kryesore të KQZ është të vendosë për ankesat dhe apelimet.

“Në kushtet kur rezultati i zgjedhjeve mund të jetë tepër i ngushtë, roli i tij është vendimtar se cila do të jetë pala fituese. Prandaj ështe shumë e rëndësishme që KQZ të jetë legjitim i ndërtuar në bazë të procedurave ligjore. Dhe KQZ ashtu si ka mbetur tani nuk mund të jetë legjitim. Me tre anëtarë që janë larguar KQZ s’mund të marrë vendime që kërkojnë një shumicë të cilësuar.

Por dhe pamundësinë për të marrë vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar, është shumë e qartë se nga procedura e zëvendësimit të një anëtari për arsye që s’ janë të përcaktuara në ligj, kjo tregon se KQZ nuk gëzon legjitimitetin që duhet të ketë për të qënë e aftë të kryejë funksionet e tij kyçe për të vendosur lidhur me mosmarrëveshjet dhe ankesat për rezultatin. Me përbërjen që ka tani, KQZ nuk mund të kryejë me sukses këtë detyrë”, thotë Bender.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare