BE kritika qeverisë: Vendosni
kufi vlere për mitmarrjen

BE kritika qeverisë: Vendosni<br />kufi vlere për mitmarrjen
TIRANE- Paketa antikorruspion e paraqitur nga qeveria në Kuvend duket se ka kundër edhe Bashkim Europian përveç misionit të OSBE si dhe misionit amerikan OPDAT. Në një letër drejtuar Komisionit të Ligjeve, BE argumeton qëndrimin e saj në lidhje me ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale si dhe ligjin antimafia, duke vënë theksin se centralizimi i hetimit për korrupsionin tek prokurorët e gjykatës së krimeve të rënda mund të rrisë pavarësinë dhe eficencën e hetimit. “Në këtë drejtim, për shkak të natyrës së veçantë të çështjeve të korrupsionit reforma mund të sjellë në Gjykatën e Krimeve të Rënda disa vepra që nuk janë penale.

Kështu mitmarrja nga policët e qarkullimit rrugor, mjekët në spitale publike ose private, apo profesorë në universitete tani bëhet kompetencë ekskluzive e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Për këtë arsye do të këshillohej përcaktimi në ligj i një kufizimi në lidhje me rëndesën e fajit të kryer. Kjo mund të bëhet duke përjashtuar nga kompetencat e gjykatës disa nga veprat penale të parashikuara në draft(si nenet e përmendura 164/a ose 328 KP) ose duke përfshirë një kufi në lidhje me vlerën e mitmarrjes”, thuhet në letrën drejtuar Kuvendit.

Mospërshtatja
“Projekti nuk është i qartë për harmonizimin e sistemit të ri me njësitë ekzistuese hetimore”, thuhet në letrën e BE, ku ndër të tjera shtohet se “zgjidhja për të mos prekur këto njësi pasi t'ju merren të gjitha kompetencat në lidhje me korrupsionin nuk është realiste”. “Përvoja dhe burimet e njësive do të ishte thelbësore për të lehtësuar hetimet nga prokurorët e gjykatës për krime të rënda. Në këtë pikë është e rëndësishme të vërehet që njësitë menaxhohen në nivel rrethi, kështu që mund të mos jetë funksionale që drejtimi i këtyre njësive t'ju jepet prokurorëve të krimeve të rënda”.

Ndërkoqë që edhe dje mazhoranca dhe opozita mbajtën qëndrime të kundërta për Paketën Antikorrupsion në Komisionin e Ligjeve. Megjithëse shprehu vullnetin e saj për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, opozita i kërkoi Qeverisë të tërhiqet nga këto nisma derisa t'i sjellë ato sipas standardeve që kërkojnë partnerët ndërkombëtarë të OSBE dhe SHBA.

Mazhoranca thotë se ka vend për përmirësim në draftet e Qeverisë, por i qëndron idesë bazë së Prokuroria e Krimeve të Rënda mund ta hetojë korrupsionin më mirë sesa njësitë të përbashkëta hetimore. Diskutimet për miratimin në parim të dy pr.tligjeve nuk zgjatën shumë, pasi opozita u largua papritur në mes të debatit, ku demokratët, të cilët u nisën drejt Durrësit pas lajmit për vdekjen e një nxënësi.

Pagesa për njësitë hetimore që u krijuan nga OPDAT
Njësitë e Përbashkëta Hetimore u krijuan me mbështetjen e OPDAT-it dhe ambasadës së SHBA-ve që besonin në rëndësinë dhe efektivitetin e luftës kundër korrupsionit nga ekipet hetimore të specializuara të përbëra nga përfaqësues të agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit. Ato drejtohen nga prokurorët e rrethit (paguhen 20% më shumë sesa prokurorët e zakonshëm) dhe i raportojnë çështje gjykatës për krime të rënda në rastet kur identifikojnë që janë kompetencë e tyre.
 
faksimile
BE kritika edhe për heqjen e imunitetit
Të parashikohet që kërkesa për autorizim mund të paraqitet nga gjykata, me kërkesë të prokurorit ose nga vetë prokurori. Në lidhje me kontrollin e banesës do të këshillohej që autorizimi të shtrihej në kontrollin e zyrave të gjyqtarëve dhe deputetëve. Të specifikohet që sekuestrimi i sendeve personale në kuadër të hetimit penal mund të asimilohet me kontrollin. Të qartësohet që autorizimi kërkohet vetëm për inspektimet e kryera nëpërmjet hyrjes fizike në banesë


DEBATET NE KOMISION
Felaj: Bëtë ligj për armëmbajtje të 20-vjeçarëve, incident Qefalia-Islami
-Bylykbashi: Këto dy pr.ligje duhet të tërhiqen nga qeveria dhe të  riparaqiten ashtu siç duhet. Përndryshe i kemi bërë dëm kaozës së përbashkët për të luftuar korrupsionin. Si e thonë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë përbëjnë një hap prapa në luftën ndaj korrupsionit. OPDAT dhe OSBE e thonë fare qartë, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk është Gjykata e duhur, ajo e specializuara për gjykimin e veprave korruptive.
-Islami: Fjalën e kishte Qefalia
-Qefalia: S`pse pse të marrësh autorsinë ti, kur të dalësh atje fol. Ndeza dritën unë dhe duhet të kujdesesh ti
-Islami: Po sigurisht pse jo...
-Qefalia: Mbylle tani
-Islami: Mbylle dhe ti
-Qefalia: E kupton ti mbylle apo jo (i hedh stilolapsin)
-Vasili: Duke thënë tërhiqemi na kjo nismë, do të thotë se i duam shqiptarët t`i mbajmë kështu si janë. Edhe në raportin e djeshëm vazhdon të jetë i rëndësishëm korrupsioni. Kjo nuk është veçse çështje votash, opinioni publik e di këtë gjë.
-Xhafaj: Kolegët të ruajnë qetësinë. Ky debat duhet të jetë debat që duhet të na bashkojë e jo të na ndajë.
Halimi: Ne diskutojmë sot ligje qesharake që na bëjnë qesharakë jo vetëm përpara qytetarëve shqiptar, por dhe para ndërkombëtarëve, ndërkohë që sot (dje) një fëmijë, një djalosh në Durrës është vrarë me kallashnikov në mes të shkollës. (largohet opozita)
Xhafaj: Kjo është zgjidhja juaj. Bojkoti është mënyra e dytë e tuaja. Mendoj se është zgjidhja politike e përshtatshme.
Ristani: Leri këto skena, atje po vriten fëmijë dhe ju s`mbani përgjegjësi.
Xhafaj: Ju i keni vrarë qytetarët në mes të sheshit “Skënderbej”
-Braho: Ne jemi në fazën e Italisë së viteve të Tangentopolit, jemi edhe në atë periudhë kur pas 11 shtatorit SHBA-të morën masa të ashpra për të luftuar terrorizmin dhe kështu që në na duhet të marrim masa të ashpra.
-Felaj: Ishte kjo opozitë që ka sjellë ndryshime për ligjin e armëve që të rinjtë që 20 vjeç të mbanin armë.
Xhafaj: Një qëndrim ekstremisht jokonstruktiv i kolegëve të opozitës, të cilëve më shumë sesa fokusi në këtë betejë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, është duke iu interesuar mbrojtja e të mirave materiale që kanë rrjedhur për shkak të korrupsionit galopant në këto  8 vite.
 
Shkrimi u publikua sot (05.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant