BE kryeson dialogun Kosovë-Serbi, McAllister: SHBA dhe Rusia t’i bashkohen debatit politik

BE kryeson dialogun Kosovë-Serbi, McAllister: SHBA dhe Rusia t’i bashkohen debatit politik

David McAllister

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndërmjetësojë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar raportuesi i Parlamentit Evropian, David McAllister. Ai ka thënë se BE beson se gjëja më e rëndësishme është që Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen tryezës së negociatave në Bruksel.

“Natyrisht se do të kishte kuptim që fuqitë e tjera të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, t’i bashkoheshin debatit politik, në mënyrë që ai të ecte përpara”, është shprehur McAllister.

Ai ka thënë se këtë gjë BE-ja e ka mbështetur gjithmonë. “Ne gjithmonë debatojmë me fuqitë jashtë BE. Ajo çfarë ne duam në fund është të shohim një zgjidhje të qëndrueshme, e cila është e pranueshme për të dyja palët”, ka deklaruar McAllister.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut