BE: Lufta në Siri i hap rrugë ringritjes së ISIS, forcat e Asad dhe ato turke drejt Kobane, vritet dhe një tjetër gazetar

Pas marrëveshjes së djeshme me kurdët, ushtria Siriane e Bashar Al Asad ka mbërritur në kufirin me Turqinë, në hyrje të qytetit Tel Tamer, 35 km në jug-lindje të Ras al-Ain, një nga pikat qendrore të sulmit turk ku ndodhet dhe një autostradë e rëndësishme strategjike, e cila lidh lindjen dhe perëndimin e kapur nga forcat turke.

Ushtria e Asad dhe ajo turke janë në garë me kohën për të hyrë dhe marrë qytetin e Kobane, simbol i rezistencës kundër ISIS. 

Situata kudo është në kaos të plotë, duke patur parasysh dhe rrezikun e shtuar të 10 mijë ish luftëtarëve të Shtetit Islamik që janë arratisut nga burgjet. Një perspektivë kjo që tmerron popullsinë kurde por edhe pakicën e konsiderueshme të krishterë-sirianë që jeton në të dy qytetet.

Ndërkohë një tjetër gazetar kurdo-sirian vdiq sot pas plagëve të marra gjatë bombardimeve të djeshme turke ndaj kolonës civile në jug të Ras al Ayn. Në sulmin e djeshëm humbën jetën 14 persona, duke përfshirë edhe reporterin e ri kurd Saad Ahmad, dhe një reporter të huaj, detajet personale të të cilit nuk dihen ende.

Pas kthesës së tmerrshme që ka marrë lufta në Veri-Lindje të Sirisë prej marrëveshjes mes regjimit te Bashar al-Asad dhe forcave kurde, marrëveshje e nënshkruar në bazën ajrore ruse të Hmeimim në Latakia, popullsia kurde është e zhgënjyer nga marrëveshja e nënshkruar. Ata thonë se kanë humbur 112 mijë njerëz në luftë kundër ISIS dhe kundër Kalifatit. Ata ndihen gjithashtu të tradhëtuar nga SHBA dhe nga Perëndimi.

Forcat ushtarake kurdë tashmë janë bërë pjesë e ushtrisë së Asad duke i dhënë fund një ëndërre, asaj që njihet me emrin ‘Rojave’, projekti per autonomi brenda Sirisë.

Mbërritja e trupave të para siriane të Asad për të ndihmuar kurdët në kufirin me Turqinë, nuk e ka bërë Presidentin Erdogan të heqë dorë nga lufta për të marrë qytetin e Kobane.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur për herë të parë pas marrëveshjes kurde me Damaskun, duke pretenduar se kishte mbështetjen e Moskës për sulmin ndaj qytetit kurd të Kobane.

"Qasja e treguar nga Rusia nuk do të jetë problem në Kobane për sulmin tonë", - tha presidenti turk ndërsa foli edhe për reagimet evropiane.

"Unë fola dje me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe një ditë më parë me kryeministrin britanik Boris Johnson. Në bisedimet tona kuptova se ka dezinformim serioz. Do të jeni në anën e aleatit tuaj të NATO-s , apo nga ana e terroristëve?

Natyrisht që ata nuk mund të më përgjigjen për këtë pyetje retorike ", - tha Erdogan.

Vetëm sot në Luksemburg, ministrat e jashtëm të BE do të diskutojnë një moratorium për shitjet e armëve në Turqi.  Ndërsa Parisi dhe Berlini i janë bashkuar Hollandës, Finlandës dhe Norvegjis për të ndaluar eksportet, edhe ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio, ka njoftuar se së shpejti do të kalohet në qeveri një dekret ministror për të bllokuar "eksportin e armëve në Turqi për gjithçka që ka të bëjë me të ardhmen e kontratave dhe angazhimet e ardhshme".

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me sulmet Turqisë ndaj Sirisë. Zyrtarja e lartë e BE, Federica Mogherini, deklaroi në një konferencë për media, para mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE, se operacionet ushtarake të Turqisë po i hapin rrugë ringritjes së ISIS.

Sot OJQ ndërkombëtare kanë denoncuar përmes një deklarate një seri sulmesh turke kundër qendrave shëndetësore, ambulancave dhe mjekëve në Siri. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe, kjo nuk është hera e parë që Turqia godet ekipet mjekësore në terren.

Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë paralajmëruar se në ditët e ardhshme rreth 400,000 njerëz mund të kenë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje dhe se spitalet publike dhe private në zonat e luftës janë mbyllur kurse burimet e furnizimit me ujë kanë shteruar.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot