Komisioni Evropian, i ka dhuruar Kosovës 24 milionë euro si asistencë, për të ndihmuar atë gjatë kësaj periudhe të vështirë socio-ekonomike që ndodhet vendi si pasojë e COVID-19.
Këto fonde të dhuruar për Kosovën janë pjesë e asistencës së përgjithshme të BE-së për të zbutur ndikimin e koronavirusit, për të mbështetur modernizimin e administratës publike të Kosovës dhe për të forcuar menaxhimin e financave publike, thuhet në komunikimin e BE-së.
BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën me fonde, të nevojshme për të zbutur ndikimin socio-ekonomik që ka pasur pandemia mbi qytetarët dhe bizneset.
Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi tha: “Kosova dhe BE-ja janë të dyja akoma në mes të rrugës për të fituar luftën me pandeminë. Përmes këtyre mbështetjeve ekonomike, ne ndihmojmë Kosovën të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të luftuar pandeminë, të ndihmojë stabilizimin e financave publike, t’i ofrojë mbështetje bizneseve të vogla dhe qytetarëve nevojtarë për t’ia dalë mbanë vështirësive financiare me të cilat përballen në këtë situatë të vështirë. Ne qëndrojmë pranë popullit të Kosovës.”
Kosova gjendet si në një situata të vështirë politike ashtu edhe epidemiologjike. Ditën e djeshme janë miratuat ndryshimet për sa i përket masave të reja shtrënguese për parandalimin e shtimit të rasteve dhe viktimave me COVID-19 në Kosovë. Kjo pasi mendohet se gjatë festave rrezikshmëria do të jetë më e lartë.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor, 20:10
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
21 Dhjetor, 16:47
-
BE 30 miliardë € për Ukrainën vitin tjetër! Costa: Koha për ta forcuar
20 Dhjetor, 08:47
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor, 07:36
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor, 16:56