BE: Mbështetje kundër krimit
përgjegjësi për deklaratat publike

BE: Mbështetje kundër krimit<br />përgjegjësi për deklaratat publike
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar duke i dënuar pa rezerva ngjarjet e fundit në Kryeqytet, ku si objektiv kanë pasur babain e ministrit Saimir Tahiri dhe shefin e krimeve në Korçë Alfred Numani. Gjithashtu Delegacioni i BE nënvizojnë mbështetjen e fuqishme për forcimin e shtetit ligjor.

Në reagimin e saj Delegacioni i BE-së bën apel për përgjegjshmëri për sjelljen dhe deklaratat e bëra nga personat publikë rreth këtyre ngjarjeve.
 
“Delegacioni i BE-së në Shqipëri është i tronditur nga shpërthimet e sotme dhe i dënon ato pa rezerva. Ne nënvizojmë mbështetjen tonë të fuqishme për forcimin e shtetit ligjor, pa kompromis. Ne besojmë se autorët e krimit do të dalin para drejtësisë dhe presim që të gjitha forcat politike të bashkohen për ta mbështetur këtë synim. Ne presim sjellje dhe ligjëratë të përgjegjshme nga të gjithë ata që marrin pjesë në jetën publike, sidomos për çështjet e shtetit ligjor, në funksion të interesave kombëtare të Shqipërisë.”- thuhej në deklaratën e BE.

"The EU Delegation to Albania is shocked by today's bomb attacks and condemns them unreservedly. We underline our strong support for enforcement of the rule of law, without compromise. We trust that the perpetrators will be brought to justice and expect all political forces to unite in supporting this goal. We expect responsible behaviour and discourse, in particular on rule of law issues, from all those who take part in public life, in Albania's national interests."

Ora 17:25 OSBE: Të shmanget politizimi i sulmeve të sotme
Shpërthimet e sotme në Tiranë janë dënuar edhe nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, e cila nënvizon se Aktet e dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri moderne dhe demokratike. OSBE u bën thirrje të gjitha forcave politike të shmangin politizimin e sulmeve të sotme dhe t’u japin autoriteteve përkatëse hapësirën për t’i hetuar ato.

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon fuqishëm të gjitha aktet e dhunës. Aktet e dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri moderne dhe demokratike. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike të shmangin politizimin e sulmeve të sotme dhe t’u japin autoriteteve përkatëse hapësirën për t’i hetuar plotësisht këto akte dhe për të identifikuar e vënë përpara drejtësisë përgjegjësit." - thuhet në reagimin e OSBE-së.

“The OSCE Presence in Albania strongly condemns all acts of violence. Violent acts have no place in a modern, democratic society. We call on all political forces to avoid politicization of today’s attacks and to grant the relevant authorities the space to thoroughly investigate these acts and to identify and prosecute those responsible.”

Ora 16:30 SHBA: Dënojmë me forcë ngjarjen, mbështetje për Tahirin
Edhe Ambasada e SHBA ka reaguar duke dënuar shpërthimet e sotme, ku në tre bomba në dy ka qenë si objektiv babai i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ambasada e SHBA ka shprehur gjithashtu edhe mbështetjen ndaj ministrit Tahiri dhe policisë kundër krimit.
  
“Ambasada e SHBA dënon me forcë përdorimin e eksplozivëve në sulme të veçuara sot në Tiranë. Përdorimi i dhunës si mjet kanosjeje dhe trysnie është një akt burracak që minon demokracinë dhe nuk ka vend në Shqipërinë e sotme. Ambasada e SHBA është krenare të vazhdojë mbështetjen e saj afatgjatë për Ministrinë e Brendshme, Policinë dhe të tjera shërbime të sigurisë të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të narkotikëve dhe korrupsionit.”- thuhej në njoftimin e ambasadës së SHBA.

"The U.S. Embassy strongly condemns the use of explosives in separate attacks today in Tirana. The use of violence as a means of intimidation and coercion is a cowardly act that undermines democracy and has no place in today’s Albania. The U.S. Embassy is proud to continue its longstanding support for Albania’s Ministry of Interior, Police, and other security services in the fight against organized crime, narcotics trafficking, and corruption."


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?