Rezervat e gazit natyror në BE janë mbushur deri në 90% të kapacitetit përpara datës së synuar të 1 nëntorit duke e bërë BE-në që të jetë “e përgatitur mirë”, tha të premten komisionerja e energjisë, Kadri Simson.
Mbushja e shpejt e depove të rezervave nënkupton se blloku evropian “është në një pozitë shumë më të qëndrueshme sesa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, kur pushtimi rus i Ukrainës ngriti çmimet e energjisë, tha Simson, raportojnë mediat e huaja.
Kriza e shkaktuar nga lufta e Rusisë detyroi BE-në që të miratonte ligj të ri, sipas të cilit, rezervat prej 90 për qind me gaz duhet të mbushen çdo vit deri më 1 nëntor.
Përpara se Moska të fillonte pushtimin e saj në shkurt 2022, Rusia përbënte gati gjysmën e importeve të gazit natyror të BE-së.
Edhe pse gazi i Rusisë nuk i nënshtrohet sanksioneve gjithëpërfshirëse të BE-së, furnizimi i tij në BE është zvogëluar në nën dhjetë për qind pasi Moska ka mbyllur rubinetat.
Ky veprim fillimisht bëri që çmimet e energjisë, të lidhura me çmimin e gazit, të rriteshin në mesin e vitit 2022, por ato ranë ndjeshëm në fund të vitit dhe më shumë gaz u importua nga Shtetet e Bashkuara dhe Lindja e Mesme.
Komisioni Evropian ka vlerësuar se duke pasur 90% të rezervave të mbushura, BE-ja ka gaz të mjaftueshëm për të mbuluar një të tretën e nevojave të saj gjatë dimrit.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.2%
-
Jo
18.6%
-
Ndoshta
11.2%
Vota total: 1119
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia do të bëhet qendër e furnizimit evropian me litium
19 Korrik, 21:21
-
Kancelari gjerman Scholz: Vendet e rajonit sa më shpejt të hyn në BE
19 Korrik, 13:53
-
Von der Leyen paralajmëron se do ta ketë prioritet zgjerimin, në prag të mandatit të dytë
18 Korrik, 13:51
-
Eurodeputetja rumune 'alla Noka' bërtet duke ndërprerë fjalën e lideres liberale! Dëbohet jashtë, salla e fërshëllen (VIDEO)
18 Korrik, 12:58
-
Për ç'garanci ndërkombëtare flet presidentja e Kosovës?
18 Korrik, 09:47
-
Në BE vazhdojnë diskutimet për heqjen e masave ndaj Kosovës
17 Korrik, 15:16
-
BE qorton Orbanin për 'misionin e paqes' në Ukrainë
16 Korrik, 22:28
-
Roberta Metsola rizgjidhet presidente e PE-së, Rama: Shqipëria pret të vijojë punën për forcimin e raporteve me BE-në
16 Korrik, 16:48
-
Kryeministrja e Estonisë jep dorëheqjen për t’u bërë kryediplomate e BE-së
15 Korrik, 12:49
-
Zbulohen komplote të Rusisë për atentate në Evropë kundër mbështetësve të Ukrainës sipas agjencive perëndimore të inteligjencës
12 Korrik, 21:28
-
Mbi 213 mijë shqiptarë morën shtetësinë e një vendi të BE-së në 5 vite
12 Korrik, 14:27
-
Abuzimet me keqpërdorim të fondeve të IPARD, PD kërkesë për debat Kuvendit: Të dënojë abuzimet me taksat e evropianëve
11 Korrik, 14:03