Kancelari gjerman Scholz: Vendet e rajonit sa më shpejt të hyn në BE
Kancelari gjerman, Olaf Scholz
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se do ta mbështesin me të gjitha forcat e tyre anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Këto komente ai i bëri gjatë Samitit të lëndëve të para, i cili është mbajtur në Beograd, e ku Serbia ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Bashkimin Evropian për një partneritet strategjik në lidhje me lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e furnizimit me bateri për makinat elektrik.
Kancelari gjerman Olaf Scholz se në cilëndo pozitë që ka qen, ka punuar që të gjithë t’i kapërcejnë rregullat e së kaluarës, pasi globalisht kemi nevojë për një perspektivë të re.
“Evropa në botën ku do të jetojmë është baza më e mirë për të gjithë ne, ne e dimë që në këtë planet jetojnë 8 miliardë njerëz, ne e dimë se nga mesi i këtij shekulli do të jenë 10 miliardë dhe sipas statistikave atëherë pritet sërish një reduktim kur bëhet fjalë për numrin e banorëve të planetit tonë, por ne do të jemi ende 400-500 milionë qytetarë në grupin tonë që bashkon Bashkimin Evropian, dhe ajo që duhet bërë duhet të arrijmë së bashku, prandaj është një projekt shumë i rëndësishëm evropian që merret edhe me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Dua të them shumë qartë në këtë pikë, si kancelar i Gjermanisë, e konsideroj detyrim përmbushjen e premtimeve të bëra shumë kohë më parë kur bëhet fjalë për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor në raport me Bashkimin Evropian. Sa më shpejt që këto vende t'i përkasin Bashkimit Evropian, ne do ta mbështesim atë proces me të gjitha forcat tona me të gjitha aktivitetet politike, procesin e Berlinit, gjëra të tjera, por edhe me vendosmëri të madhe për ta bashkuar Evropën në atë mënyrë”, tha ai./Kosovapress
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', Arben Malaj: Lufta tregtare me Kinën nuk do e ndihmojë SHBA-në! Presidenca e tij shihet si më lehtësuesja ndaj oligarkëve
22 Janar, 13:23
-
BE-ja i bën thirrje Serbisë që ta garantojë lirinë e shprehjes dhe medias
21 Janar, 17:56
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj
21 Janar, 15:12
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28