BRUKSEL: Bashkimi Europian ka bërë apel që në Maqedoni të ndërpriten protestat deri në zbardhjen e plotë nga autoritetet të 5 vrasjeve në Smilkovc. Në një takim me gazetarët zëdhënësi i Komisionit Europian Peter Sano ka kërkuar që të vijojnë hetimet për vrasjen dhe personat përgjegjës të nxirren para drejtësisë.
“Protestat pasojnë hetimin voluminoz që po kryejnë autoritetet e Maqedonisë pas vrasjes së 5 të rinjve. Pozicioni i KE ështe i qartë, kërkesa jonë është që protestat të ndalen dhe zbardhja e ngjarjes t'u lihet autoriteteve përgjegjëse deri në përfundim të hetimeve. Personat që kanë kryer këto akte makabre të përgjigjen konform ligjeve në fuqi" ka theksuar zëdhënësi Sano.(ns/shqiptarja.com)