Këshilli i BE lajmëroi fillimin e menjëhershëm të një operacioni ushtarak në Republikën Qendrore Afrikane për të ndihmuar në normalizimin e situatës në vend. 1 mijë trupa të drejtuara nga gjenerali francez Philippe Ponties do të sigurojnë një mbështetje të përkohshme në vendosjen e paqes dhe sigurisë në vend.
Selia e këtij operacioni ushtarak do të jetë në kryeqytetin e Republikës Qendrore Afrike, Bangui, ndërsa qendra operacionale do të jetë në Larisa të Greqisë.
Misioni kryesor do të jetë mbrojtja e popullatave në rrezik për jetën si dhe krijimi i kushteve për shpërndarjen e ndihmave humanitare. Kosto totale e kësaj nisme do të shkojë deri në rreth 26 milionë euro.
Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton tha se ky operacion ushtarak tregon vendosmërinë e BE për të ndihmuar në vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Bangui dhe në të gjithë republikën. Sipas saj prioriteti është mbrojtja e popullatës civile nga dhuna dhe të sigurohet se banorët e Republikës Qendrore Afrikane të mund të jetojnë pa frikë e të fillojnë të rindërtojnë vendin e tyre.
Dhuna sektariane në këtë vend është rritur ndjeshëm që prej vitit të kaluar kur rebelët myslimanë Seleka morën pushtetin. Shumë banorë të krishterë janë vrarë që prej fillimit të konfliktit në vend, ndërkohë që mijëra të tjerë janë detyruar të largohen nga vendi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com