Tani kur u konfirmua rregullsia e procesit zgjedhor, zyrtarët e Bashkimit Evropian porosisin se mirëpresin krijimin sa më të shpejtë të rrethanave të cilat mundësojnë vazhdimin e procesit të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Kështu shprehen zyrtarët e afërt me kabinetin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.
Ata porosisin se do dëshironin mbajtjen e raundit të radhës, mundësisht para fillimit të pushimeve verore. Për baroneshën Ashton, me rëndësi është që edhe qeveria e ardhshme e Kosovës, në cilëndo përbërje qofte ajo, të dëshmojë përkushtimin ndaj procesit të normalizimit të raporteve me Beogradin.
Edhe kalendari bën presion në proicesin e diualogut. Kjo, duke pas parasysh se mandati i baroneshës Ashton në krye të politikës së jashtme evropian, përfundon në fund të këtij viti. Andaj edhe konsiderohet se është e rëndësisë së veçantë mbajtja e takimeve gjatë mandatit aktual, në mënyrë që të kompletohet implementimi i marrëveshjes së prillit.
Sipas zyrtarëve evropian, fati i dialogut mbetet i paqartë pas largimit të shefes së diplomacisë evropiane nga zyra e saj. Ata shpjegojnë se dialogu është ngushë i lidhur me vet personalitetin e Catherine Ashton andaj edhe nuk dihet për momentin se çfarë do ndodhë me këtë proces më vonë, përkatësisht vitin tjetër.
Sipas zyrtarëve evropian, gjithçka do varet nga ajo se çfarë qasje do ketë ndaj dialogut personi të cilit do i besohet pozita e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, në cilin domen hyn dialogu politik në mes të Prishtinës e Beogradit.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com