BE paralajmëron Rusinë: Ulni tensionet, do ketë sanksione nëse forcat ushtarake kalojnë kufirin ukrainas

BE paralajmëron Rusinë: Ulni tensionet, do ketë sanksione nëse forcat ushtarake kalojnë kufirin ukrainas

Salla ku mbahet takimi i udhëheqësve të BE-së në Bruksel

Udhëheqësit evropianë përfunduan sot takimin ku u zotuan të nxisin Rusinë të rikthehet tek bisedimet e paqes me Ukrainën. Ata gjithashtu rikonfirmuan se do të vendosin sanksione të paprecedenta ndaj Moskës, nëse forcat ruse kalojnë kufirin ukrainas.

Thirrja e Bashkimit Evropian për rikthim në tryezën e negociatave vjen ndërsa Rusia tha se i ka paraqitur dokumenta Shteteve të Bashkuara ku parashtrohen parametrat e sigurisë që ajo ka dëshirën të negociojë me Uashingtonin dhe vendet anëtare të NATO-s.

NATO ka sugjeruar se mund të jetë e gatshme t'i shqyrtojë propozimet. Zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se Rusia ka dislokuar rreth 70 mijë forca dhe se po përgatitet për një pushtim të mundshëm në fillim të vitit tjetër.

Moska mohon të ketë ndonjë plan për të sulmuar, siç veproi në vitin 2014 kur aneksoi Gadishullin e Krimesë, por thotë se kërkon garanci se Ukraina nuk do të anëtarësohet ndonjëherë në NATO.

Në një deklaratë në Bruksel, udhëheqësit e BE-së nënvizuan "nevojën urgjente që Rusia të ulë tensionet e shkaktuara nga rritja e pranisë ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën dhe nga retorika agresive"

"Nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Nëse Rusia do të ndërmarrë ndonjë lëvizje ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian do të jetë i gatshëm të vendosë sanksione që do të mbartin kosto masive. Jemi përgatitur për këtë", deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

I njëjti mesazh u dërgua rishtazi nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Grupi i Shtatëshes. Megjithatë BE-ja është e ndarë nëse duhen vendosur sanksione ndaj Moskës.

Franca dhe Gjermania kërkojnë vetëpërmbajtje, të shqetësuara se kjo do të sillte një sulm ushtarak dhe me shpresën se mund të gjendet një zgjidhje diplomatike. Udhëheqësit e të dyja vendeve nënvizuan të enjten rëndësinë e rikthimit tek bisedimet e Normandisë, të cilat nuk arritën progres këtë vit.

Presidenti i Lituanisë, vend i cili ka kufi të përbashkët me Rusinë, tha se BE-ja nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun nga rritja e pranisë së forcave ushtarake ruse. Ai paralajmëroi se veprimet e Moskës po krijojnë një nga situatat më të rënda të sigurisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025