STRASBURG, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ - Parlamenti Evropian (PE) ratifikoi sot marrëveshjen e asocimit të Bashkimit Evropian dhe Gjeorgjisë, që përfshin një marrëveshje të tregëtisë së lirë, të ngjashëm me ato të nënshkruara me Ukrainën dhe Moldavinë.
Teksti u miratua nga 490 vota pro, 76 kundër dhe 57 abstenim.
"Kjo marrëveshje është rezultat i vendosmërisë sonë për të promovuar një vend demokratik, stabël dhe të begatë në një rajon me rëndësi strategjike për BE-në", deklaroi komisioneri evropian Dimitris Avramopoulos, në emër të Komisionit.
Në fund të qershorit, BE-ja kishte nënshkruar një marrëveshje asocimi me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, tre ish republika sovjetike që duan të afrohen me evropën pavarësisht presioneve të Rusisë.
Kryeministri gjeorgjian, Irakli Garibashvili, e përshëndeti në një komunikatë për shtyp dritën jeshile të ndezur nga Parlamenti Evropian.
"Ne kemi punuar fuqishëm vitet e fundit për të aplikuar reformat demokratike që kanë sjellë këtë sukses", theksoi ai./
/G.S/











