BE: Platformë të përbashkët
ekonomike në Evropën Jugore

BE: Platformë të përbashkët<br />ekonomike në Evropën Jugore
Presidenti francez, François Hollande dhe kryeministri italian, Matteo Renzi dhe krerët e vendeve mesdhetare të BE ranë dakord sot gjatë një takimi në Athinë mbi një platformë të përbashkët që nxit rritjen ekonomike dhe një Evropë sociale, si dhe një ndarje të drejtë të ngarkesës migratore

 “Ishte e rëndësishme në këtë moment vendimtar pas Brexit, ndërkohë që populistët dhe ekstremistët shpresojnë që Evropa të shpërbëhet, që ne të dërgonim një mesazh uniteti, kohezioni dhe për të sjellë kontributin e Evropës së jugut në BE”, thekson presidenti francez në përfundim të takimit.

Vendet që merrnin pjesë në takimin e krerëve të Jugut të BE (Greqia, Franca, Italia, Portugalia, Spanja, Qiproja dhe Malta) miratuan një “Deklaratë të Athinës” dhe parashikojnë një takim të ri në Portugali, në një datë të pacaktuar”, njoftoi kryeministri grek, Aleksis Cipras, iniciator i këtij takimi.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri