BRUKSEL - Komisioni Europian i bën presion Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të heqin vizat për qytetarët e Polonisë, Rumanisë, Bullgarisë, Qipros dhe Kroacisë. Në rast të kundërt BE-ja parlajmëron së do të kthejë vizat për diplomatët amerikanë.
 
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në interent të Komisionit Europina, "EurActiv”, sipas së cilës qytetarët e shumicës së vendeve të BE-së kanë nevojë të udhëtojnë pa viza në disa shtete të SHBA-ve. 

Kjo rregullore ka hyrë në fuqi më 20 dhjetor të vitit të kaluar. 

Rregullorja kërkon që vendet e BE-së të reagojnë së bashku për çështjen e vizave, sidomos në rastet kur vendet e huaja kanë një trajtim ndryshe për qytetarët e BE-së. Kjo duhet të bëhet brenda 6 muajve, ndryshe ka paralajmëruar BE-ja, do të kthehen vizat për diplomatët amerikanë. 

Komisioni ka paralajmëruar edhe më parë që rregullat e tilla mund të detyrojnë diplomatët amerikanë për të aplikuar për viza në mënyrë që të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian, nëse Uashingtoni nuk do të heq kërkesat për vizë nga ana e shtetasve të vendeve të përmendura më sipër.
 
Legjislacioni i ri është një iniciativë e Parlamentit Evropian. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)