/ATSH/.- Shefja e ekipit serb për zhvillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, Tanja Mishçeviq, ka thënë se Serbia është e gatshme që t'i nisë negociatat me BE-në me hapjen e kapitullit 32 për kontrollin e financave publike, por qëndrimi i Brukselit është se në këtë çast përparësi ka kapitulli 35, i cili ka të bëjë me Kosovën, njoftoi agjencia Tanjug.
"Kapitulli 35 kërkon zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe kjo nuk është ndonjë sekret", ka thënë Mishçeviq në takim të përbashkët me dy grupe pune të Konventit Nacional për BE-në", bëri të ditur KosovaPress.










