Shpronësimet në veri të Kosovës, zyra e Bashkimit Evropian kërkon të respektohen procedurat ligjore

Shpronësimet në veri të Kosovës, zyra e Bashkimit Evropian kërkon të respektohen procedurat ligjore

Protesta e banorëve serbë në Leposaviq kundër shpronësimit të tokave në veri të Kosovës, më 2 shkurt 2023.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të respektojnë me përpikëri procedurat ligjore në lidhje me shpronësimin e pronës së paluajtshme, dhe të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të garantuar respektimin e të drejtave pronësore të pronarëve të tokave.

Sipas BE-së, Qeveria e Kosovës duhet të ndjekë një sërë procedurash përpara përfundimit të procesit, sepse shpronësimi është një proces i ndjeshëm nga natyra.

Procedurat ligjore parashikojnë hapa të tillë si njoftimi i avancuar dhe informacioni gjithëpërfshirës i pronarëve të pronave, e drejta e tyre për të paraqitur komente mbi shpronësimin e kërkuar, mundësia e një mjeti të përshtatshëm juridik dhe kompensimi adekuat i tyre përpara se procesi të përfundojë”, nënvizon deklarata e BE-së.

Më 10 maj, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpronësimin e tokave në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Siç është paralajmëruar nga autoritetet kosovare, shpronësimi kryhet me qëllim të “realizimit të projekteve infrastrukturore me interes publik”.

Aksionet përgatitore për shpronësimin e tokës në Leposaviq kanë filluar në fillim të vitit, por popullata vendase serbe e kundërshton ashpër atë, duke pretenduar se është një “proces i paligjshëm.Ata po ashtu theksojnë se problemi më i madh për serbët në veri është se qëllimi i shpronësimit është ndërtimi i një baze për policinë kufitare të Kosovës.

Policia e Kosovës më herët ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në fshatin Dren, në Komunën e Leposaviqit, ka filluar puna për ndërtimin e stacionit policor kufitar, “me qëllim të sigurimit të qytetarëve, menaxhimit të kufirit dhe parandalimit të kontrabandës në atë rajon".

BE-ja thotë se e sheh me shqetësim ndërtimin e bazave, dhe bëri u thirrje autoriteteve për adresim adekuat të procesit.
Sipas BE-së “themelimi i katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore - në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit - ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga autoritetet”.

Në mes të shkurtit, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës mbajtën një seancë të hapur dëgjimore në Leposaviq dhe Zubin Potok pasi serbët vendas kundërshtuan shpronësimit.Po ashtu, pronarët e parcelave që janë objekt i shpronësimit kanë paraqitur padi në gjykatat kompetente në Prishtinë për të parandaluar atë që ata e konsiderojnë si proces të kundërligjshëm.REL

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 12/05/2023 12:32

    Edvin shkjau shqipfolës mundet të kujdeset për shpopullimin dhe kolonizimin e Shqipëris më serborus, Kosovs menagjohet nga Kryeministri Patriot Shqiptarë Albin Kurti…!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Noka

Operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Noka