Pas publikimit të progres raportit në nëntor, KE i kishte dhënë Shqipërisë një shans për një rivlerësim në takimin e dhjetorit 2011 por në raportin e ri që KE ka hartuar mbi politikat e BE për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ngelet sërish në klasë. Ndërkohë që KE miraton vendimin për pranimin e Kroacisë në BE. Marrëveshja do të firmoset më 9 dhjetor, dhe Kroacia do të jetë anëtare e BE më 1 korrik 2013.
“Këshilli i Bashkimit Europës mirëpret hapat pozitivë në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe opozitës për emërimin e komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, si dhe të grupit të punës mbi reformën në rregulloren e parlamentit. Gjithashtu dhe kalendarin e miratimit të ligjeve që kërkojnë shumicën, që ka cuar në miratimin e 3 ligjeve deri tani. Ky zhvillim pozitiv mund të ndihmojë të tejkalojë staniacionin që ka dominuar skenën politike. Zgjedhjet vendore të majit u vlerësuan në përgjithësi si konkuruese dhe transparente. Megjithatë, procesi zgjedhor u shënua prej mangësive, të cilat duhet të adresohen në kuadrin e një reforme të plotë zgjedhore. Shqipëria ka bërë progres të kufizuar sa i takon kritereve politike për anëtarësim dhe plotësimin e 12 prioriteteve për hapjen e negociatave të pranimit.”- thuhet ne deklaratën e KE publikuar dje ne faqen zyrtare të këtij institucioni europian.
RIVENDOSNI DIALOG KONSTRUKTIV
“Këshilli inkurajon qeverinë dhe opozitën që mbi këto zhvillime pozitive të ndërtojnë rivendosjen e plotë dhe të kontruktiv të dialogut politik, në mbështetje të funksionimit të institucioneve kyce demokratike, sidomos të parlamentit dhe gjyqësorit. BE mbetet e angazhuar për të mbështetur perspektivën europiane.”- thuhet në progres raport.
LUFTE KRIMIT E KORRUPSIONIN, ZGJIDHNI CESHTJEN E PRONES
Në përputhje me konkulzionet e 20 qershorit 2011, Këshilli gjithashtu inkurajon autoritetet shqiptare të intensifikojnë përpjekjet për axhendën e reformave në mënyrë të vecantë në implementimin e 12 prioriteteve.
“Në mënyrë të vecantë përpjekje të mëtejshme kërkohen më fusha kyçe duke përfshirë sistemin gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe në mbrotjen e të drejtave të minoritetit dhe të drejtës së pronës.
REFORMA ZGJEDHORE PARA ZGJEDHJEVE 2013
Realizimi i një reforme të plotë elektorale, e mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR që nga 2007, e cila të jetë gati për zgjedhjet e ardhshme mbetet një nga cështjet kyce. Reforma duhet të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit mes qeverisë - opozitës si dhe shoqërinë civile. Vetëm nëse plotësoni të gjitha këto Shqipëria do të jetë e gatshme të ecë përpara drejt BE, në përputhje me konkluzionet e KE të dhjetorit 2010.” – nënvizon raporti.