Pas OSBE-së edhe BE-ja kundër PD: Refuzojmë të drejtojmë komisionin për reformën zgjedhore

Pas OSBE-së edhe BE-ja kundër PD: Refuzojmë të drejtojmë komisionin për reformën zgjedhore

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kociajancic

Pas OSBE-së edhe BE-ja ka dalë kundër propozimit të PD-së për krijimin e një strukture të posaçme me praninë e ndërkombëtarëve në punën për reformën e re zgjedhore në Shqipëri.

Brukseli shprehet kundër drejtimit të komisionit për reformën zgjedhore. Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kociajancic tha për A2 se kjo nuk është një çështje që i takon BE dhe apelon për dialog mes palëve.

Nuk i takon Bashkimit Europian që të përcaktojë ose të bëjë komente mbi strukturën që duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimet dhe më tej reformën zgjedhore.

BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv dhe të avancojnë punën për reformën zgjedhore”, tha ajo.

Partia Demokratike propozoi në tryezën e organizuar nga OSBE-ja në datë 25 shtator që reformën zgjedhore ta bëjnë ndërkombëtarët, SHBA, BE dhe OSBE përmes një strukture të posaçme.

Por, propozimi i PD-së u kundërshtua nga ambasadori i OSBE-së. "Nuk e qeverisim ne Shqipërinë" tha ai duke kërkuar që reforma të miratohet nga vetë shqiptarët. Edhe Rama i tha jo propozimit të demokratëve për të kaluar reformën zgjedhore në duart e një strukture të posaçme drejtuar nga ndërkombëtarët.

Një strukturë ndërkombëtare, ndërmjetës ndërkombëtarë dhe përkthyes në gjuhë të huaj për t’u marrë vesh mes shqiptarëve, unë nuk ka për të pranuar asnjëherë”, tha Rama.

Reforma zgjedhore do të ndahet në dy faza, sqaroi kryeministri. Fillimisht miratimi i rekomandimeve të ODIHR e më pas kalimi te çështjet e nxehta si sistemi, administrimi zgjedhor apo dhe votat e emigrantëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë