Debate të forta në tryezën e reformës zgjedhore, PD largohet, OSBE kundër propozimit të opozitës, Hajdari: Do të fundosen (VIDEO)

TIRANE-Partia Demokratike propozoi në tryezën e sotme të organizuar nga OSBE-ja që reformën zgjedhore ta bëjnë ndërkombëtarët, SHBA, BE dhe OSBE përmes një strukture të posaçme. Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso u shpreh se opozita nuk e njeh komisionin aktual të reformës, ndërsa shigjetoi edhe bashkë-kryetarin e 'Zgjedhores' Damian Gjiknuri lidhur me përgjigmet e dosjes 184 të Dibrës.

Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime” tha ai. Mënjeherë pas propozimit që bëri, Ivi Kaso u largua nga mbledhja, ndërsa dy përfaqësuesit e tjerë të opozitës, LSI-së dhe PR-së qëndruan.

Por, propozimi i PD-së për strukturë të posaçme ndërkombëtare u kundërshtua nga ambasadori i OSBE-së dhe Damian Gjiknuri. "Nuk e qeverisim ne Shqipërinë" tha ambasadori i OSBE-së duke kërkuar që reforma të miratohet nga vetë shqiptarët. Ndërsa Gjiknuri praninë e përfaqësuesit të PD-së e cilësoi si shenjë të pastër dialogu, por u pozicionua kundër propozimit të tij. “Për mua tryeza është një sukses për sinjalin e parë të dialogut. Edhe pse përfaqësuesi i PD erdhi, mbajti një deklaratë politike dhe u largua, mesazhi doli i qartë që PD, të paktën në dukje, ka filluar të interesohet për procesin e reformës zgjedhore" tha ai.

Propozimi i PD? "Mekanizma jashtë sistemit parlamentar është e vështirë të ketë sepse reforma do të miratohet nga Parlamenti. Nëse PD kërkon të kanalizojë propozimet e saj në këtë komision të reformës duke unifikuar qëndrimet e tyre, ka mekanizma nga më të ndryshme të dialogut që ne nuk i refuzojmë apriori, por duam të mësojmë më shumë çka kanë ata parasysh me këtë strukturë të re”, u shpreh Gjiknuri. Grupet e deputeteve të opozitës në Kuvend kërkuan ndryshimin e sistemit aktual me cdo kusht. Të pranishëm ishin edhe kryetarët e partive të vogla, që morën fjalën mes tyre Astrit Patozi i Bindjes Demokratike që u shpreh se partitë e mëdha nuk duan të ndryshojnë sistemin se janë përfitueset më të mëdha.

Debati për axhendën e OSBE-së
Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE-së u përfshi edhe nga një debat i fortë mes palëve. Opozita jashtë parlamentare e drejtuar nga Partia Demokratike theu bojkotin duke marrë pjesë në tryezë, por privilegji që iu dha përfaqësuesit demokrat Ivi Kaso për të folur pas Damian Gjiknurit dhe para Rudina Hajdarit u kundërshtua ashpër nga deputetët e opozitës së re, pasi sipas tyre u bë 'de facto' bashkë-kryetar i tretë duke sjellë largimin vetëm për disa minuta.

Kujtim Gjuzi i kërkoi Damian Gjiknurit që të mos flasë Ivi Kaso përpara Rudina Hajdarit, ndërsa deputetët e tjerë të opozitës i kërkuan kryetares së grupit demokrat largimin nga tryeza. Ambasadori Bernd Borchardt bëri thirrje për qetësi, ndërsa u shpreh se 'Jam i zhgënjyer. T'i qëndrojmë axhendës, më vonë gjatë kafes mund t'ua shpjegoj'. Rudina Hajdari e anashkaloi këtë moment duke e cilësuar si shenjë e toleracës mes demokratëve të lirë dhe atyre të cunguar, duke thumbuar PD-në.

Në momentin që përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso u largua nga tryeza e OSBE-së, Damian Gjiknuri deklaroi se çdokush është i lirë që të bëjë çfarë të dojë, ndërsa Rudina Hajdari u shpreh se bëri mirë që iku. Debati në sallë rifilloi sërish dhe deputeti Adriatik Alimadhi i kërkoi Rudina Hajdarit si bashkë-kryetare e reformës zgjedhore që të largohet nga tryeza dhe që votat e 39 deputetëve të opozitës në Kuvend të kushtëzohen me kodin e ri zgjedhor.

Por Rudina Hajdari u shpreh se nëse do të largohen do të sillen si PD-ja, ndërsa shtoi se kjo është anija e fundit e tyre dhe nëse do të bojkotojnë sërish do të fundosen. "Nëse ikim po sillemi si ata. Kjo është anija e fundit, nëse ata do të ikim ju siguroj që do të fundosen në fundin e historisë" tha ajo. Por, pavarësisht deklaratës së saj, deputetët e opozitës në Kuvend u larguan nga tryeza e OSBE-së, së cilës iu bashkua më pas edhe Rudina Hajdari. Deputeti Myslym Murrizi u shpreh se komisioni nuk mund të ketë tre bashkë-kryetarë, pasi janë votuar dy, opozitës në Kuvend dhe shumicës dhe jo PD-së që është në rrugë.

Por Rudina Hajdari dukej qartë se nuk ishte dakord me këtë vendim të deputetëve opozitarë që u larguan të gjithë në grup. Në momentin që Ralf Gjoni po fliste për mediat, ajo iu drejtua duke i bënë që të mos bënte shoë, "Ralfi, mos bëj show politik". Por duket se gjakrat u qetësuan në mbledhjen që zhvilluan për disa minuta deputetët opozitarë dhe Rudina Hajdari arriti që të bindte të vetët. Në sesionin e dytë Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Halil Jakimi u rikthyen duke e cilësuar largimin si reagim emocional dhe kërkuar ndjesë, ndërsa shprehën vendosmërinë për të shkuar deri në fund të ndryshimit të sistemit elektoral. Tryeza vijon me diskutimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:01
Tryeza e Reformës Zgjedhore, Gjylameti: Tregues i gatishmërisë së palës tonë për dialog

1557934141_blerinagjylameti.jpg

Tryeza e thirrur nga OSBE me pjesëmarrjen e mazhorancës, përfaqësuesve opozitarë dhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare është përshëndetur edhe nga deputetja socialiste Blerina Gjylameti, njëherësh anëtare e Komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore. Përmes një postimi në Facebook, deputetja Gjylameti thekson se ky komisionin shënoi sot një hap të ri në zhvillimin e agjendës së tij dhe tregues i qartë se PS është e hapur për dialog dhe konkretizimin e një plani për të zgjidhur çdo problematikë.

“Komisioni i për Reformën Zgjedhore shënoi sot një hap të ri në zhvillimin e agjendës së tij. Tryeza e thirrur nga OSBE  me pjesëmarrjen e mazhorancës, përfaqësuesve opozitarë dhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare tregoi qartë hapjen konsistente të palës tonë për dialog dhe konkretizimin e një plani për të zgjidhur çdo problematikë. E rëndësishme është hapja e dialogut si element bazë i funksionalitetit demokratik dhe respektimi i raporteve politike duke ndjekur konsulencën ndërkombëtare për një ndërveprim pa kushte, që do të ndihmojmë zhvillimin e procesit”, shkruan deputetja socialiste Blerina Gjylameti.

Ora 14:23
Sherr dhe debate të forta në tryezë, ambasadori i OSBE-së: Si fillim...hap pozitiv

1569414300_ambasadoriiosbe.jpeg
Pavarësisht asaj që ndodhi sot në tryezën për reformën zgjedhore, ambasadori i OSBE-së thotë se si hap të parë e shikon pozitiv. "E shoh si një hap të parë të mirë, pavarësisht se cfarë ndodhi. Jam i lumtur se do të mbështesim procesin e reformës zgjedhore" tha ai.

Ora 13:32
Largimi i opozitës së re/ Fino: Erdhët të justifikoheshit! Hajdari: U kemi dëgjuar 30 vite (VIDEO)

Deputeti i PS-së, Bashkim Fino iu kundërpërgjigj ashpër Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit për mënyrën e largimit nga tryeza dhe justifikimin që dhanë në momentin që u rikthyen në sesionin e dytë.

"Jam anëtar, edhe më i rëndësishëm se ju. Ju kam respektuar, ju jo. Mos na hajdeni këtu pas dy orësh si pas të vjelave, që ikët dhe na tani kërkoni falje. Shkoni kërkoni ndjesë atje jashtë te media. Cfarë jeni ju në fund të fundit, deputetë të atyre partive që kërkojmë bashkëpunim. Ne u respektojmë ju edhe partitë e vogla, apo shoqërinë civile dhe të shkosh ti dhe të vish pas dy orësh pasi ke parë lajmet vërdallë dhe të na justifikohesh" tha ai.

Por Rudina Hajdari i kërkoi që të mos prishte rendin e ditës."Ju lutem Zoti Fino kemi 30 vite që u dëgjojmë. Ju lutem se po prishni rendin. Zoti Gjiknuri tërhiqni vërejtje se po prishni rendin. Këtu pati disa deklarata që nuk duheshin bërë dhe nuk duhet të ishte lejuar.

Mos na tregoni ju cfarë bëni. Ne kishim një mbledhje për të diskutuar për atë që ndodhi, pasi ishte jashtë parashikimeve. Ne patëm një takim bashkërisht. Ne u shtrimë dorën, Kaso erdhi për të përfaqësuar PD-në, por jo të minonte procesin e kësaj konference. Ju kërkojmë ndjesë se janë emocionet e larta" tha ajo.

Ora 13:26
Gjiknuri flet pas konferencës së OSBE: Sinjale të pastra dialogu nga opozita (VIDEO)

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës në zgjedhore, Damian Gjinkuri në një pronocim për mediat menjëherë pas konferencës së thirrur nga OSBE ka thënë se prezenca e opozitës jo parlamentare në këtë tryezë është një sinjal dialogu.

“Opozita brenda parlamentit është aty, ashtu siç e tha edhe Hajdari se largimi  ka qenë një çështje emocionale. Unë e kuptoj s tensionin që kanë opozita brenda dhe jashtëparlamentare. Tryeza është  sinjali i parë i dialogut mes palëve. Mesazhi doli i qartë se PD  ka vijuar interesimin. Ne duhet të kërkojmë dialog nga të gjitha palët. Vetë Parlamenti ka marrë parasysh edhe elementin e opozitës jashtëparlamentare. Ndërkombëtarët janë pjesë e këtij procesi dhe jam i bindur se edhe pjesëmarrje PD është shenjë pozitive. Unë e thashë se mekanizma  jashtë sistemit parlamentar është e vështirë të ketë, sepse reforma do të votohet  në kuvend. Unë aty përfaqësoj interesat e PS.  Unë kam bërë një ofertë se nëse PD bëhet pjesë e komisionit, unë jam i gatshmë ta ri-shoh pozicionin tim në bashkëbisedim me kryetarin tim. Të gjitha palët akuzohen, kushdo që ka pushtet ka akuza. Ambasadori u shpreh i zhgënjyer me sjelljen. Aktorët nuk dinë të luajnë me rregullat e sistemit. Jemi duke diskutuat këtë çështje, ju siç e patë edhe nga ekspertë, çdo parti ka një qëndrim ndryshe në lidhje me sistemin”-tha ai.

Ora 13:17
Debati në opozitën e re/ Gjoni: U keqinterpretua, jam në një linjë me Rudina Hajdarin (VIDEO)

Ralf Gjoni u mundua që të mohonte debatet në grupin e opozitës së re duke deklaruar se është në unison dhe 100% me një linjë me mendimet e Rudina Hajdarit për Reformën Zgjedhore.

"Një sqarim për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe partive politike. Ndoshta ka pasur një keqkuptim se shumë prej nesh kujtuan se tryeza zhvillohet në gjirin e reformës zgjedhore. Në tryezën e parë nuk mund të qëndroja, pasi nuk mund të pranoja që fjalën të ma jepte Gjiknuri. Përsëris dhe të bashkohem me fjalët e zonjës Hajdari, pasi jemi në një linjë. Nuk dua që largimi unë nga sesioni i parë të keqinterpretohet, kjo është iniciativa jonë.

Ne do i qëndrojmë besnik deri në fund kësaj kauze, nuk jemi për bojkot. Do të jemi këtu, por nuk mund të pranoj që në minutë të fundit të futet emri i një përfaqësuesi të PD-së dhe t'i jepet fjala para Rudina Hajdarit. Ne kemi dy bashkë-kryetarë dhe jo tre. Ndërhyrja që u bë nga Kaso për të shpalosur një qëndrim të PD-së dhe ofendimi ndaj nesh duke ikur është një praktikë e papranueshme" tha Gjoni.

 

Ora 13:01
Largimi nga tryeza? Hajdari: Ishte emocional, na provokoi përfaqësuesi i PD-së (VIDEO)

Bashkë-kryetarja e komisionit të Reformës Zgjedhore u rikthye në sesionin e dytë të tryezës së OSBE-së duke kërkuar ndjesë për largimin nga sesioni i parë. Reagimin, ajo e cilësoi si emocional, pasi akuzoi përfaqësuesin e PD-së, Ivi Kaso se nuk erdhi si teknikcien, por si përfaqësues politik i PD-së.

"Më lejoni të bej sqarim te vogël. Ishte një reagim emocional se kishte një rend ditë që u ndryshua. Ishte një reagim emocional, zoti Kaso që erdhi këtu nuk është teknikcien, por anëtar i kryesisë së PD-së, person politik. Kaso duhet të ishte qortuar edhe nga ambasadori, pasi po mundohet të bllokojë procesin e reformës zgjedhore.

Patjetër që do të kemi probleme dhe shqetësime, më erdhi keq që nuk dëgjova ekspertët e parë. Grupi parlamentar demokrat dhe i pavarur do të qëndrojnë dhe do të vijojnë punën. Ky ishte një reagim emocional dhe i natyrshëm. Nuk mundet askush që të bllokojë këtë proces. Ne do të rrimë në parlament dhe në komisionin e reformës dhe partneritetin tonë me ndërkombëtarët për të dhënë shqiptarëve reformën zgjedhore" tha Rudina Hajdari.

Ora 12:39
U larguan me debate, rikthehen në tryezën e OSBE-së Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni


Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Halil Jakimi janë kthyer në tryezën e organizuar nga OSBE-ja për reformën zgjedhore. Fillimisht opozita e re largua, por pas mbledhjes së zhvilluar vendosën që Rudina Hajdari, si bashkë-kryetare e reformës dhe tre deputetët e tjerë të rikthehen.

Ora 11:47
OSBE kundër propozimit të PD-së për reformën zgjedhore: Nuk e qeverisim ne Shqipërinë (VIDEO)

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt u shpreh kundër propozimit të PD-së në tryezën e reformës zgjedhore,  që  të realizohet nga një strukturë e posaçme me përfaqësues të SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së. "Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Është zhgënjyese. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë". Propozimi i PD-së? "Nuk e qeverisim ne këtë vend të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë" tha ai.

Propozimi i PD-së që OSBE doli kundër. Ivi Kaso: Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.

Prononcimi i plotë i Borchardt
A jeni i zhgënjyer nga ajo që ndodhi sot në këtë tryezë?

Ambasadori Borchardt: Çfarë do të thotë i zhgënjyer? Jemi në një situatë të vështirë dhe duhet të bëjmë hapa të vegjël.

A jeni i lumtur në përgjithësi?
Ambasadori Borchardt: Sigurisht që nuk jam i lumtur. Njerëzit po humbasin mundësitë që iu ofrohen.

Cilat ishin pritshmëritë tuaja?
Ambasadori Borchardt: Që njerëzit të qëndronin dhe të dëgjonin ç’ishin për të thënë ata që kemi sjellë këtu.

Hapi tjetër?
Ambasadori Borchardt: Do ta shohim.

Si ju duk propozimi i Partisë Demokratike që të jenë ndërkombëtarët që ta marrin në dorë reformën zgjedhore?
Ambasadori Borchardt: Nuk e qeverisim ne këtë vend. Ne nuk jemi këtu të zgjedhur nga ju. Por, ne, sigurisht, e mbështesim vendin.

Ora 11:08
Përçahet opozita e re/ Rudina Hajdari-Gjonit: Ralfi, mos bëj show politik (VIDEO)

Opozita e re nuk ishte në unison në tryezën e reformës zgjedhore që u organizua sot nga OSBE-ja. Në momentin që u largua përfaqësuesi i PD-së, Rudina Hajdari u shpreh 'mirë e bënë, nuk ke ç'i do këtu'. Por në momentin që të gjithë deputetët e opozitës u larguan nga tryeza u bashkua me atë duke dalë nga salla. Deputeti Rald Gjoni vrapoi për të akuzuar Damian Gjiknurin se e ktheu tryezën me tre bashkë-kryetarë, referuar faktit që Ivi Kaso i PD-së foli i dytë pas përfaqësuesit të PS-së.

"Mirënjohës për OSBE-në, dalja jonë ishte në shenjë proteste. Ne nuk mund të bëhemi fasadë e një tryeze që kthehet me tre bashkë-kryetarë, për të na delegjitimuar ne dhe për legjitimuar një fejesë PD-LSI". Jeni xhelozë? "Jo mos bëj diversion. Ne kemi dalë në shenjë proteste, të asaj maskarade që pamë në fillim të tryezës. Nuk jemi fasadë, pa votën tonë nuk votë për ndryshim sistemi" tha ai. Por teksa Gjoni po fliste për mediat, Rudina Hajdari iu drejtua duke i kërkuar që të mos bënte shoë politik. "Ralfi, mos bëj show politik, por hajde" tha ajo duke u larguar në mbledhjen e grupit që po zhvillohet, ku opozita e re do të vendosë se cfarë do të bëjë në vijim.

Ora 10:58
Opozita e re largohet nga tryeza e OSBE-së: Nuk mund të jemi fasadë e një fejesë PD-PS

1569401917_opozita.jpg

Deputetët e opozitës në Kuvend u larguan nga tryeza e OSBE-së, pasi kundërshtuan axhendën dhe privilegjin që sipas tyre iu bë përfaqësuesit të PD-së Ivi Kaso për të folur para Rudina Hajdarit. Deputeti Myslym Murrizi u shpreh se komisioni nuk mund të ketë tre bashkë-kryetarë, pasi janë votuar dy, opozitës në Kuvend dhe shumicës dhe jo PD-së që është në rrugë.

"Ne kemi votuar për dy bashkë- kryetare, loja që ju bëni me ata që u zemëruat në parlament dhe tani doni të pajtoheni ne hotel nuk e pranojmë, doni të na anashkaloni. Ne po largohemi nga kjo tavolinë, duke i kërkuar ndjesë ambasadorit, por nuk mundet që të na anashkalojë cdo individ që nuk e ka këtë tagër dhe votë.  Ne po largohemi nga kjo tryezë, shkoni merrni votat në PD" tha ai.

Por Gjiknuri tha se prania e PD-së në tryezë është shenjë shprese për dialog. "PD-ja dha një sinjal duke u përfaqësuar në nivel teknik. Në frymën e konsensusit dhe me qëllimin e mirë. Mendoj që hapi i PD-së, pavarësisht nga qëndrimi duke mos e njohur komisionin është një dritare shprese se dialogu do të vijojë. Nëse ne do të përjashtojmë dikë, apo disa të tjerë, ne nuk i bëjmë mirë të ardhmes së këtij vendi" tha ai.

Ora 10:49
Debati në sallë, ndërhyn ambasadori i OSBE-së: Ju lutem qetësi, flasim pastaj në kafe


Ambasadori i OSBE-së ndërhyri duke kërkuar qetësi në sallë pas debateve mes deputetëve të opozitës së re me Gjiknurin. "Zonja dhe zotërinj vëmendje ju lutem, rrespektoj miqtë dhe mikrpitësit, është diskutim i vështirë ky që po bëjmë, Ti qëndrojmë axhendës, më vonë gjatë kafes mund t'ua shpjegoj, por tani duhet të vijojmë" tha ai.

Ora 10:28
Largimi i PD-së nga tryeza, Rudina Hajdari: Do të fundosen në fundin e historisë


Deputeti Adriatik Alimadhi i kërkoi Rudina Hajdarit si bashkë-kryetare e reformës zgjedhore që të largohet nga tryeza dhe që votat e 39 deputetëve të opozitës në Kuvend të kushtëzohen me kodin e ri zgjedhor. "Ju kërkoj të tërhiqemi nga ky takim dhe 39 deputetët të kushtëzojnë të gjitha lëvizjet derisa të marrë prioritet ndryshimi në kodin zgjedhor" tha ai.

Por Rudina Hajdari u shpreh se nëse do të largohen do të sillen si PD-ja, ndërsa shtoi se kjo është anija e fundit e tyre dhe nëse do të bojkotojnë sërish do të fundosen. "Nëse ikim po sillemi si ata. Kjo është anija e fundit, nëse ata do të ikim ju siguroj që do të fundosen në fundin e historisë" tha ajo.  

Ora 10:16
Sërish debat me Gjuzin, Gjiknuri: Ç'bëni o njerëz se është turp (VIDEO)

Debati mes Kujtim Gjuzit dhe Damian Gjiknurit u rikthye sërish pas fjalës së Rudina Hajdarit. Kujtim Gjuzi i partisë Konservatore kërkoi fjalën duke u ankuar për axhendën sërish. Por Gjiknuri i kërkoi që të mos prishë tryezën e organizuar.

Debati
Kujtim Gjuzi: Kërkoj fjalën
Damian Gjiknuri: Është kollaj të prishësh një tavolinë, po japim shembullin më keq. A doni që kjo tavolinë të jetë produktive, por është turp o njerëz. Ky nuk është komision i reformës. Është një konferencë, kemi ftuar ekspertë. Në fund të axhendës kemi tre seksione, për partitë që janë apo jo parlamente.

Ora 10:10
Përfaqësuesi i PD-së largohet nga tryeza, Rudina Hajdari: Më mirë që ikën... (VIDEO)

Në momentin që përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso u largua nga tryeza e OSBE-së, Damian Gjiknuri deklaroi se çdokush është i lirë që të bëjë çfarë të dojë, ndërsa Rudina Hajdari u shpreh se bëri mirë që iku.

Damian Gjiknuri: Kjo tavolinë është e lirë, Shqipëria është pjesë e njerëzve të lirë që do të thotë se kushdo që vjen mund të mbajë qëndrimin e tij.

Rudina Hajdari: Mirë që ikën, c'i do këtu...

Ora 10:09
Largohen nga tryeza e OSBE-së përfaqësuesit e PD-së dhe PR-së

1569399153_ikenkaso.jpg
Përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso pas fjalës në tryezën e OSBE-së dhe komunikimit dicka në vesh ambasadorit të OSBE-së u largua. Së bashku me të u largua edhe përfaqësuesi i Partisë Republikane, Arjan Madhi.

Ora 10:06
Rudina Hajdari: Duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor (VIDEO)

E ndërsa 'thumboi' përfaqësuesin e PD-së, Ivi Kaso për debatin Gjiknuri-Gjuzi për marrjen e fjalës përpara saj, bashkë-kryetarja e reformës zgjedhore, Rudina Hajdari kërkoi ndryshimin e sistemit, që sipas saj është problemi kryesor.

"Demokratët janë njerëz tolerantë prandaj kemi pranuar që Kaso të marrë fjalën sot. Ky është ndryshimi mes demokratëve të lirë dhe atyre të cunguar. Shumë prej nesh bien dakord se ndryshimet kushtetuese në 2008 kane qenë problematike. Sot vendi është në një krize besimi ndaj institucioneve. E kemi të qarte se masakra elektorale përforcoi monopolin e kryetarëve të partive. Sistemi duhet të ndryshohet. Adresimi i rekomandimeve të OSBE-së që janë injoruar nga koncensusi PD-PS duhet të jetë pjesë e një pakete më të madhe. Ne jemi të hapur, edhe atyre që braktisën parlamentin, që ti bashkohen për të kontribuar për këtë reformë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Kjo reformë nuk mund të jetë më produkt i një pazari politik i dy partive, por të votohet në Kuvend me votat tona dhe më pas të ketë dakordësinë e të gjitha palëve. Presim që të dalim me një plan të qartë veprimi nga kjo tryezë, që të miratohen për zgjedhjet e ardhshme në 2021. Me nisjen nga puna të SPAK do të kemi një kornizë për hetimin dhe ndëshkimin e atyre që janë përfshirë në tjetërsimin e votës. Ne do të qëndrojmë të bashkuar në Kuvend dhe vota jonë do të shkojë drejt një reforme madhore. Cdo pazar i fshehtë minon besimin publik. Tryeza duhet ti përgjigjet një pyetje; Cili është sistemi që i duhet Shqipërisë dhe cfarë duhet ne të adresojmë në atë komision në problematikat që do të hasim sot?" tha ajo.

Ora 09:54
Opozita në tryezën e Reformës Zgjedhore: Propozojmë ngritjen e një strukture të posaçme ndërkombëtare

Përfaqësuesi i PD-së në tryezën e OSBE-së, Ivi Kaso kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme ekstraparlamentare për të realizuar reformën zgjedhore. “Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime” tha ai.

Fjala e plotë e Ivi Kasos
1. pozita e Bashkuar i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve ndërkombëtarë, si tregues i mirënjohjes për përpjekjet e tyre për forcimin e demokracisë funksionale në Shqipëri dhe bashkëpunimit ndër vite për reformimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet në Shqipëri.

1.1. Duke qenë se Reforma Zgjedhore është një nga kushtet për ecurinë e mëtejshme të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, Opozita e Bashkuar angazhohet të mbështesë realizimin e saj.

1.2. Opozita e Bashkuar rithekson nevojën për Reformë të vërtetë Zgjedhore, që mund dhe duhet të realizohet e zbatohet vetëm nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë drejtim, personat, subjekt të hetimeve penale nr. 184/2016 apo nr. 339/2017, janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si dhe me Reformën e vërtetë Zgjedhore për të cilën ka nevojë vendi.

1.3. Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike, duke përfshirë në hartimin e saj edhe përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile. Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit.

1.4. Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore nuk gëzon legjitimitetin e nevojshëm për realizimin e reformimit të kuadrit ligjor zgjedhor dhe nuk është organ përfaqësues i vullnetit të qytetarëve. Ai është produkt i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit. Për pasojë, asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.

1.5. Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime

2. Reforma Zgjedhore është e nevojshme për përmirësimin e aspekteve teknike të organizimit të zgjedhjeve, por e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

2.1. Ligji elektoral dhe legjislacioni penal që mbron zgjedhjet demokratike më së pari janë të nevojshme të zbatohen. Asnjë Reformë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi. Reformat Zgjedhore marrin kuptim vetëm atëherë kur krimet elektorale të së shkuarës të jenë hetuar në mënyrë profesionale dhe të pavarur, dhe autorët e krimeve të jenë përballur me ligjin.

2.2. Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore:
· shitblerja e votës;
· presioni mbi zgjedhësit në administratë publike;
· abuzimi me burimet njerëzore dhe financiare shtetërore, pra mos ndarja e shtetit nga partia në pushtet;
· cënimi i sekretit dhe lirisë së votës;
·  manipulimi dhe falsifikimi i rezultatit.

2.3. Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Kapja e shtetit nga krimi përmes përfshirjes së individëve me rekorde kriminale apo me lidhje me krimin e organizuar, në Kuvend, në Qeveri, në pushtetin vendor, në funksione të larta apo funksione kyçe të administratës publike dhe organeve ligjzbatuese, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe për vetë sigurinë kombëtare.

2.4. Zbatimi i Rekomandimeve teknike të OSBE-ODIHR kërkon ndërhyrje në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Kodin Zgjedhor, ligjin e administratës publike, ligjin për Policinë e Shtetit, Ligjin për Mediat Audio-Vizive, etj.

3. Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhen sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese, dhe më pas me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.

4.  Ofrimi i garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur. Në këtë kuadër, konstatohet se:

Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci për ndarjen e shtetit nga partia apo politikës nga krimi.

KQZ nën kontrollin politik të partisë në pushtet nuk garanton paanshmërinë dhe pavarësinë e administratës zgjedhore, duke anulluar të gjitha garancitë që ofron ligji për subjektet zgjedhore.

 Organet e zbatimit të ligjit (Prokuroria, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Informativ i Shtetit) nuk kryejnë dot funksionet e tyre sipas ligjit, për shkak të kontrollit nga partia në pushtet dhe Qeveria.

Gjykatat janë jofunksionale dhe nën presionin politik të Qeverisë, siç evidentoi OSBE/ODIHR, duke pamundësuar ushtrimin e garancive që Kushtetuta dhe ligji ofrojnë në rast shkeljesh nga Qeveria apo administrata zgjedhore.

5.Ofrimi i garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët, përmes bërjes efektive të Referendumeve. Zgjedhjet nuk janë e vetmja forme e shprehjes së vullnetit të qytetarëve. Kushtetuta i garanton qytetarëve shprehjen e vullnetit dhe pjesëmarrjen e  drejtëpërdrejtë në vendimmarrje, nëpërmjet Referendumeve.

Kodi Zgjedhor aktual, i pandryshuar për këtë çështje që nga viti 2000, pamundëson zhvillimin efektiv të Referendumeve. Referendumet janë e vetmja formë që përveç mundësisë për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët për një çështje, garantojnë edhe të drejtën e qytetarëve për të ndikuar drejtëpërdrejtë në politikbërje, nga Qeveria, Parlamenti dhe partitë politike.​

Ora 09:54
Opozita theu bojkotin, Gjiknuri: Ogur i mirë për miratimin e reformës zgjedhore (VIDEO)

Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri përshëndeti pjesëmarrjen e opozitës jo parlamentare në tryezën e  OSBE-së. "Gjithmonë gjërat e mëdha kanë arritur nga pjesëmarrja e të gjithëve. E shoh ogur të mirë pjesëmarrjen e PD-së dhe insistimi im ka qenë pjesëmarrja e të gjithëve.

Partitë opozita dhe mazhorancës do të japin votën nëse do të dakordësojmë sistemin. Fjala të merret sipas rendit që kemi vendosur këtu, është kollaj të prishësh një tavolinë, por duhet të japim shembullin tonë, në këto momente kur demokracia shqiptare ka nevojë" tha ai.

Ora 09:51
'Nuk na e mbyll dot gojën, të flasë Rudina para Kasos'/ Gjuzi debat me Gjiknurin: Rri aty, mos bëj avokatin (VIDEO)

Pas fjalës së ambasadorit të OSBE-së tryeza filloi me një debat mes Damian Gjiknurit dhe Kujtim Gjuzit, i cili kërkoi që të mos flasë Ivi Kaso, përfaqësues i PD-së, para Rudina Hajdarit, që është bashkë-kryetare e komisionit të reformës.

Debati mes Damian Gjiknurit dhe Kujtim Gjuzit
Kujtim Gjuzi: Zoti Gjiknuri të lutem, duhet të flasë Rudina Hajdari para Ivit Kasos
Damian Gjiknuri: Axhenda është dakordësuar, nuk mund të bëni avokatin e saj, zoti Gjuzi
Kujtim Gjuzi: Ivi Kaso nuk mund të flasë para Rudina Hajdarit, nuk na e mbyll dot gojën
Damian Gjiknuri: Rri si njeri aty....mos bën avokatin e saj. Unë e kuptoj se nuk janë normale këto, por e kuptoj emocionet....
Adriatik Alimadhi: I bëj thirrje Hajdarit dhe Murrizit që të ikim nga kjo tryezë 

Ora 09:45
Ambasadori i OSBE-së: Uluni në dialog dhe miratoni reformën zgjedhore (VIDEO)

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri u shpreh se palët duhet të ulen në dialog për miratimin e sistemit të ri zgjedhor.  "Vendi ka nevojë për dialog dhe unitet dhe kjo është sfida e OSBE-së. Dje parlamenti gjerman kaloi një mocion që mbështesin hapjen e negociatave. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe kjo është edhe në rekomandimet e OSBE-së. Vitin e kaluar ka pasur progres për reformën zgjedhore kanë bashkëpunuar të gjithë aktorët politikë.

Do të diskutojmë sot se cfarë efektesh do të ketë sistemi i ri zgjedhor dhe si do të ndikojë më tej. Pres nga partitë që të japin propozime konkrete. Është e rëndësishme ti rikthehemi dialogut, pasi kjo do të ndikojë patjetër te reforma zgjedhore. Shpresoj që kjo konferencë të ndikojë në procesin e mëtejshëm. Është një zgjedhje që duhet ta bëjnë partitë shqiptare. Duhet të jeni të hapur për të diskutuar për këtë cështje. Pjesëmarrja duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Duhet të merret vendimi, a duhet ta ndryshojë Shqipëria sistemin zgjedhor. Ne nuk mund të bëjmë imponime, kemi dhënë rekomandimet tona" tha ai.

Fjala e plotë e ambasadorit Borchardt
E nderuar znj. Hajdari, i nderuar z. Gjiknuri, i nderuar z. Kaso, të nderuar ekspertë ndërkombëtarë, të nderuar përfaqësues të partive politike! Po e nis këtë konferencë me shpresë dhe disi me besim. Procesi i reformës zgjedhore në Shqipëri duhet të vijojë dhe Prezenca e OSBE-së ofron një vend për dialog, ku të gjitha forcat politike të vijojnë dhe të përmbyllin këtë proces kyç. Më vjen mirë që shoh se ajo pjesë e opozitës që doli nga parlamenti gjendet sot në këtë dialog të rëndësishëm, këtu në panel, dhe shpresoj se ky është një premtim për t’u bërë pjesë e një procesi konstruktiv.

Vendi ka nevojë për dialog dhe bashkim, në prag të marrjes së Kryesisë së Radhës të OSBE-së vitin e ardhshëm. Por kjo është e rëndësishme edhe nga një pikëpamje më e afërt. Dje, parlamenti gjerman mori një mocion, i cili ngarkon me shumë përgjegjësi parlamentin shqiptar dhe partitë shqiptare. Ai mbështet hapjen e negociatave me BE-në, por kërkon që konferenca e parë për pranimin të zhvillohet vetëm kur, mes të tjerash, të vendoset një reformë zgjedhore, gjë që është në përputhje me rekomandimin e OSBE/ODIHR-it. Po ashtu, mocioni rekomandon që ky diskutim dhe kjo vendimmarrje të zhvillohen përmes një dialogu të hapur dhe përfshirës.

Vitin e shkuar pamë përparim dhe bashkëpunim të dukshëm në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kjo ishte një nga të paktat fusha ku të gjithë aktorët politikë vërtet bashkëpunuan. Gjithçka mori fund në fund të vitit të shkuar. Deri në atë çast, kontributet e të gjitha krahëve ishin për t’u vlerësuar, pra ishin ofruar në mënyrë konstruktive dhe ishin të mira nga pikëpamja teknike.

Ju do të diskutoni sot se si një sistem i ri zgjedhor mund të kontribuojë në hapjen, përfshirjen, transparencën, llogaridhënien dhe përfaqësimin. Kjo është ajo çka pres nga të gjitha partitë: të ofrojnë propozime konkrete, të shkojnë përtej këtij kthimi të lavdërueshëm në dialog, dhe të lënë pas deklaratat retorike, duke i zëvendësuar ato me propozime konkrete. Një gjë e tillë do të ishte e mirëpritur.

Pra, shpresoj se kjo konferencë do të ngjallë edhe njëherë procesin.

Në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, kjo është një zgjedhje që u takon partive në Shqipëri. Janë ato që vendosin. Çdo forcë politike ka të drejtën ta shtrojë këtë çështje për diskutim. Demokracia funksionale mbështetet në kundërshtimin konstruktiv dhe në pjesëmarrjen përfshirëse.

Sikurse thotë titulli i konferencës, sistemi zgjedhor në Shqipëri nuk duhet t’i mohojë asnjë force politike hyrjen në parlament, apo të mos krijojë pengesa shumë të larta për këtë dhe, nga ana tjetër, nuk duhet t’u mohojë qytetarëve shqiptarë të drejtën e përfaqësimit të gjerë e të drejtë të interesave të tyre.

Ne si Prezencë e OSBE-së në Shqipëri dhe miqtë tanë të ODIHR-it mund të ofrojmë ekspertizë në marrjen e këtij vendimi të rëndësishëm. A duhet Shqipëria ta ndryshojë sistemin e saj zgjedhor apo jo? Ky është vendimi juaj. Ne mund të ndihmojmë duke vënë në pah të mirat dhe problemet e sistemeve të ndryshme zgjedhore. Por ne nuk rekomandojmë asnjë sistem specifik dhe, sigurisht, nuk imponojmë ndonjë syresh.

Në të njëjtën kohë, të mos harrojmë pritshmëritë e larta me të cilat përballeni sa u takon ndryshimeve në Kodin Zgjedhor bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Këto janë procese paralele për të cilat jeni përgjegjës ndaj vendit tuaj.

Kjo konferencë është një mënyrë e mirë për të nisur këtë diskutim të rëndësishëm.

Së fundmi, kam një lutje: ju lutem, përmbajuni temës dhe lini mënjanë deklaratat e përgjithshme politike. Përdoreni mundësinë e sotme për të folur për reformën zgjedhore, me theks te sistemi zgjedhor. Shumë faleminderit për vëmendjen!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zoi: 25/09/2019 15:04

    Ivi kaso eshte nje vegel e sali berishes ,,,kurse lulzim basha megafoni i saliut,,,,mjaft ta degjoje sot ne konferwnce shtypi,,,,,me skandaloz zor se gjen,,,,ja beri shume mire ajo rudina hajdari qe i demaskoi keta palaco ,,,keta vegla te saliut,,,keta ndyresira te kombit....ptu..ptu..ptu...keta zagaret e saliut vetem plumbi ballit i shpeton....

    Përgjigju
  • Erik: 25/09/2019 13:12

    Kalamajte e kopshtit, turpi i botes. Sillen si primitive, na nxine faqen, dukemi si Republike Bananesh kur zihen veç per rradhen dhe i bejne mxtin nje eventi te organizuar prej ditesh. TURP per opoziten e rruges, turp dhe per kete parlamentaren.

    Përgjigju
  • Juristi: 25/09/2019 13:05

    Film i pare me dhjetra here.Ky eshte stil i vjeter i PD-es,dalin per show,por kete rradhe nuk pi uje.Do kthehen si pula.

    Përgjigju
    • Avokati: 25/09/2019 16:45

      Jo si Pula por si B.Q-ra, te vegjlit se te Vjetrit nuk arrnohen me

  • Kafsha: 25/09/2019 12:42

    Ne jemi akoma ne gjendje anadollëku osmanëri turkoshakllëku ku nervat i shprehim hapur edhe gjeste largimi por kur kjo ndodh be seanca politike eshte dramë fshatarllëku inaçorlleku primitiv dhe nuk të nderon. Edhe në Europë ka mosmarveshje midis forcave politike por europianet politikane janë të VETPËRMBAJTUR. Pra siç thashë ne jemi ende në nivel të ulët shoqëror, midis skllavopronarisë dhe feudalizmit. Me pak fjalë “nuk hamë pykë” Turkoshakë!

    Përgjigju
  • Populli: 25/09/2019 12:31

    Zhdukuni te gjith pd ps lsi

    Përgjigju
  • devi: 25/09/2019 12:16

    seriozisht e keni qe mund te mblidhni 30 gomere te fryre dhe te beni dialog per reforma?jepuni ndonje format gati,hinqni ose shtoni ndonje rresht se po vazhduat keshtu nuk do kapni dot as 2021.sa turp me vjen qe na perfaqesojne njerez me kete nivel.

    Përgjigju
  • Partia fashiste pd: 25/09/2019 12:04

    Shikoni se çfar partie është pargiae pd kta jan njerzit më të ndyr të Shqipris.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb