KORÇE - Bashkimi Evropian ka mbështetur rehabilitimin e Pazarit të Korçës me një fond prej 0.7 milion euro. Burimet zyrtare të delagacionit të BE-së në Shqipëri njoftuan se "rehabilitimi i Pazarit, i cili u inagurua sot, me shtrimin e rrugëve dhe sheshit kyesor, përmirësimin e pothuajse të gjithë infrastrukturës (ujë i pijshëm, kanalizime, energji dhe telekom) si dhe pajisjen dhe instalimin e një sistemi të ri ndriçimi, pritet të tërheqë më shumë turistë dhe të përmirësojë kushtet e tregëtimit, duke i shtuar më shumë vlerë zonës.
Prej kohësh BE e ndihmon Shqipërinë të ruajë trashëgiminë e saj kulturore. I përkushtuar në ruajtjen dhe promovimin e qendrave historike dhe kulturore, Bashkimi Evropian ka dhënë 9 milionë euro për rehabilimitim e këtyre qendrave në Shqipëri.
Gjatë ceremonisë së përurimit, Shefi i Operacioneve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Brusa, vuri ne dukje se forcimi i demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, nënkupton dhe promovimin e marrëdhënies me kulturën. Z. Brusa theksoi se autoritetet shqiptare duhet të vijojnë punën mbi produktet e kësaj asistence, duke thënë se “Bashkia, së bashku me mbështetjen e qeverisë, duhet të sigurojnë fondet e nevojshme për të rehabilituar fasadat e Pazarit të Vjetër, në mënyrë që të mbrohet trashëgimia kulturore, duke bërë që kjo zonë historike të jetë akoma më tërheqëse.
Në Bashkimin Evropian, ne kemi treguar se turizmi i lidhur me trashëgiminë kulturore krijon rritje dhe prosperitet në zonat apo qytetet ku ndodhet. Korça me qendrat e saj natyrore dhe ato të trashëgimisë kulturore, të cilat nuk janë shfrytëzuar mjaftueshëm përsa i përket turizmit, mund të përfitojë nga të ardhurat e krijuara nga investimi në thesaret e saj kulturore“.
Ai përfundoi fjalën e tij duke thënë se “respekti për trashëgiminë është jetik, në mënyrë që ju të krijoni jo vetëm një identitet evropian, por edhe të ndani trashëgiminë tuaj të përbashkët kulturore, në mënyrë që të keni rritje dhe prosperitet ekonomik“. Në total asistenca e Bashkimit Evropian në Korçë shkon në 7.3 milionë euro", përfundon njoftimi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com