BRUKSEL - Zëdhënësja e Shefes për Politikë të Jashtme e BE-së, Catherine Ashton deklaron se zgjedhjet me standarde janë përgjegjësi e të dyja palëve politke dhe KQZ luan një rol të rëndësishëm  për standardet e tyre.

"Zgjedhjet në Shqipëriduhet të zhvillohen sipas standardeve dhe partitë politike janë përgjegjëse, dhe roli i KQZ  është me rëndësi për standardet e zgjedhjeve"- ka thënë Maja Koçijançiç sot  në Bruksel ku ndodhen dhe një grup gazetarësh nga Shqipëria.

Jemi të përgatitur të mbështesim Shqipërinë për zgjedhjet, por ato do të zhvillohen nga shqiptarët."- shtoi Koçijançiç duke nënvizuar se "Klima politike është e polarizuar”.

Zëdhënësja e kryediplomates së BE-së është ndalur dhe në rolin e vendit tonë në rajon ku ka nënvizuar shmangien e retorikave nacionaliste.

“Shqipëria ka luajtur rol të rëndësishëm në rajon, të evitohen retorikat nacionaliste”.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)