BE s'tërhiqet: Liberalizimi i vizave
 kur të miratoni demarkacionin

BE s'tërhiqet: Liberalizimi i vizave<br /> kur të miratoni demarkacionin
Bashkimi Evropian nuk do të bëjë kthim mbrapa sa u përket kritereve që Kosova ka marrë përsipër t’i përmbushë në synimin drejt lëvizjes pa viza në zonën Schengen.
 
Kur janë pyetur nëse janë të gatshëm ta modifikojnë kriterin e demarkacionit, Zyra e BE-së në Prishtinë ka përmendur obligimet që dalin nga udhërrëfyesi për viza, të cilat janë mishëruar në Raportin e Komisionit Evropian të vitit 2016, shkruan Koha.
 
“Bazuar në progresin e përgjithshëm të arritur nga Kosova në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, Komisioni Evropian ka paraqitur propozimin për liberalizimin e vizave më 4 maj 2016 në kuptimin që nga dita e miratimit të këtij propozimi nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, Kosova do të ketë ratifikuar Marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe të ketë forcuar regjistrin e vet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, i është përgjigjur pyetjes zëdhënësja e Zyrës së BE-së, Dinka Zhival.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë