BE, Samit për emigrantët, Tusk:
Të mbyllen rrugët e Ballkanit

BE, Samit për emigrantët, Tusk:<br />Të mbyllen rrugët e Ballkanit
Udhëheqësit e Ballkanit dhe liderët e Bashkimit Europian u mblodhën sot në një Samit të iniciuar nga kancelari austriak, Christian Kern.

Në qendër të diskutimeve ka qënë çështja e emigrantëve dhe masat që duhen ndërmarrë në rrugët ballkanike. Në këto bisedime merr edhe pjesë edhe kryeminisitri Edi Rama.

Emigrimi illegal përmes rrugëve të Ballkanit duhet mbylllur përfundimisht", kështu u shpreh nga Vjena Presidenti i Këshillit Europian Donlad Tusk.

Sot duhet të diskutojmë sesi vendimet tona do të jenë më efikase, prandaj falenderoj kancelarin Kern që organizoi këtë takim", shtoi më tej Tusk.

Prej kohësh, vendet e Bashkimit Europian po përballen me fluksin e emigrantëve të cilët vijnë kryesisht nga vendet e konflikteve. Në mars të këtij viti, vendet e Bashkimit Europian dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për menaxhimin e fluksit të refugjatëve por sërish ka ndasi mes vendeve të Unionit sa i përket kuotave të refugjatëve të cilët duhet t'i presin në shtetet e tyre.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin