BE, Sequi: Zgjedhjet shumë
të rëndësishme për integrimin
Ambasadori i BE-së zhvilloi sot paradite një takim me delegacionin e misionit të vëzhguesve të ODIHR. Sequi (foto) theksoi vëmendjen dhe interesin e BE-së për këtë proces zgjedhor, të cilën "shqiptarët meritojnë të jetë i mirë"
TIRANE- Ambasadori i BE-së Ettore Sequi zhvilloi sot paradite një takim me delegacionin e misionit të vëzhguesve të ODIHR, të kryesuar nga znj Mccormack.
Ambasadori e vlerësoi “të shkëlqyer” takimin ku u diskutua për procesin zgjedhor dhe nënvizoi se BE po i kushton të gjithë vëmendjen procesit zgjedhor të 23 qershorit, si test kyç për funksionimin e institucioneve por dhe rrugëtimin e Shqipërisë në BE.
“Në mbledhje theksova mbështetjen e fortë që jep misioni i ODIHR në Tiranë për zgjedhje të mira në përputhje me standardet ndërkombëtare e europiane. BE po e mbështet këtë proces zgjedhor në Shqipëri dhe kjo ishte pjesë diskutimi që ne patëm. Në të vërtetë ne kemi përcaktuar fonde për të mbështetur 34 vëzhgues afat shkurtër, e 6 afatgjatë. Është mbështetje konkrete nga taksa paguesit europianë, pasi BE i kushton rëndësi tepër të veçantë procesit zgjedhor. Ju e dini që dhe konkluzionet ishin të atilla që organizimi i mirë i zgjedhjeve do të jenë një test kyç për funksionimin e institucioneve në Shqipëri dhe të rëndësishme për rrugëtimin e Shqipërisë në BE. BE kishte premtuar që do ta mbështesin procesin dhe po e mbajmë fjalën. Ne jemi të interesuar për Shqipërinë dhe procesin zgjedhor. Besojmë se shqiptarët meritojnë një proces zgjedhor të mirë dhe po e tregojmë që kjo është tepër e rëndësishme për ne"- tha Sequi.
SEQUI PER KQZI pyetur për situatën në KQZ e cila vazhdon të punojë me 4 anëtarë, Sequi tha se BE nuk është pjesë e negociatave dhe la të hapur mundësinë e deklaratave potenciale në ditët në vazhdim.
"Ne nuk jemi pjesë e negociatave dhe në cdo rast ne jemi shprehur për KQZ-në e cila është një shtyllë e fortë e procesit zgjedhor. Deklarata potenciale të mëtejshme do vijnë nëse bëhen."
ODIHR NE TIRANE PREJ 13 MAJIT Delegacioni i përbërë nga 15 anëtarë të kryesuar nga ekspertja amerikane Conny McCormack ndodhen në Tiranë që prej të hënës 13 maj. Në një konferencë për shtyp të dhënë më 15 maj, McCormack tha se misioni do të jetë jo arbitër, por vëzhgues i zgjedhjeve dhe do të dalë me një raport përfundimtar, 8 javë pas përfundimit të tyre, kohë kur do të jenë shqyrtuar edhe ankesat e ngritura nga subjektet.
Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3001
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44