Bashkimi Evropian shprehu keqardhje sot për anulimin e takimit vjetor të Procesit të Bërdo-Brionit dhe për zhvillimet që çuan deri te ky vendim.

“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë në zemër të procesit të integrimit evropian dhe një pjesë thelbësore e rrugës së Serbisë drejt BE-së. Ato kontribuojnë në stabilitet, pajtim dhe një klimë të favorshme për adresimin e çështjeve të hapura dypalëshe dhe trashëgimisë së së kaluarës,” deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.

Procesi Brdo-Brioni është themeluar në vitin 2013. Bëhet fjalë për një ngjarje vjetore në Ballkanin Perëndimor, ku mblidhen presidentët e të gjitha shteteve të rajonit.