BE sqaron shqiptarët dhe hedh poshtë aludimet në disa media: Nuk ka rikthim të vizave, ja çfarë është ETIAS

BE sqaron shqiptarët dhe hedh poshtë aludimet në disa media: Nuk ka rikthim të vizave, ja çfarë është ETIAS

Informacion mbi Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) për shtetasit shqiptarë. Kemi vënë re se në median shqiptare qarkullon një keqinformim në lidhje me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS).  Ju lutemi të lexoni informacionin e paraqitur më poshtë për të kuptuar se çfarë është ETIAS-i dhe se cilat do të jenë ndikimet e fillimit të zbatimit të ETIAS-it për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen

Çfarë është ETIAS-i? 

ETIAS-i është një system i automatizuar IT aktualisht në fazën e zhvillimit dhe nuk është ende në përdorim. Ai pritet të fillojë nga funksionimi në fund të vitit 2022. 

Shtetasit nga 62 vende, përfshirë Shqipërinë, SHBA-në, Kanadanë apo Australinë, do të duhet të përdorin ETIAS-in. 

Të gjithë shtetasit shqiptarë gëzojnë të drejtën të aplikojnë për ETIAS-in sepse Shqipëria është dhe do të vijojë të jetë një vend pa viza për BE-në. 

A është autorizimi për udhëtim i ETIAS-it një vizë e re? 

Autorizimi ETIAS nuk është një vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por thjesht do t’u kërkohet që të marrin një autorizim nëpërmjet ETIAS-it para udhëtimit të tyre. 

Autorizimi për udhëtimet ETIAS nuk rivendos detyrimet që kërkohen për vizat. Nuk ka nevojë të paraqiteni në një konsullatë për të bërë një aplikim dhe nuk merret asnjë e dhënë biometrike. 

Aplikimi online ETIAS plotësohet brenda vetëm pak minutave. I vetmi dokument që do t'ju nevojitet për të aplikuar në ETIAS është pasaporta e vlefshme. Kostoja për të marrë një ETIAS është 7€ për person, ndërsa personat nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife. 

Pas miratimit, autorizimi ETIAS është i vlefshëm për tre vjet, për një numër të pakufizuar hyrjesh në të gjitha vendet e zonës Shengen, nëse nuk qëndron më shumë se 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh. 

Cilët janë objektivat e ETIAS-it 

Për BE-në, objektivi kryesor është forcimi i kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, me qëllim përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migrimit të parregullt. 

Gjithashtu, do të përmirësojnë manaxhimin e kufijve duke thjeshtëzuar burokracinë dhe vonesat për udhëtarët kur paraqiten në kufi. Synimi është që të sigurohet një vlerësim i koordinuar i rreziqeve që paraqiten nga shtetas të caktuar të vendeve të treta në Vendet Shengen. Pritet që ky sistem të ulë në mënyrë të qenësishme numrin e refuzimeve të hyrjes në pikat e kalimit të kufirit. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahir Tarfyci: 07/10/2020 03:34

    E dimmi qe Europa eshte me popullin shqipetar. Por keto jan fak newset e opozites antishqiptare te qenve tan qe se kan dashur asnjeher kete popull qe cesht e verteta ja ka dn ate qe meriton dhe doja jap perseri me dt.25 prill.

    Përgjigju
  • ARTENISA: 06/10/2020 17:46

    o maskaradenj po shko nje here pa vize ja hip dhe shko pa vize ne be provoje prapanicen

    Përgjigju
  • beni: 06/10/2020 14:16

    p[ pra po, tani nuk do rrish ne radhe, as ne konsulate, por do marresh vize elektronike. a te keqen e bes-e

    Përgjigju
    • loni: 06/10/2020 14:55

      Hec aty sistemi Usa-s per te gjithe ato qe Kan ndryshuar emrin kan deshmi penaliteti te nxire nuk marrin etias edhe mbaroj edhe puna me vulat ne dogane... Sa mir edhe per vjeljen e ullirit edhe pjeshkes me greqine... Do bilete vajtje ardhje edhe adresen fix ku do rrish sa leke ke me vete edhe penalizing 1 vit mos kalosh nese e thyen. Urime shum shum arritje sepse mireqenia edhe azili vazhdojne... Shpifje shpifje shpifje neveri e gjalle klasa politike...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan