BE 'ultimatum' për AstraZeneca: 120 milion vaksina brenda qershorit ose do të përballeni me sanksione!

 BE 'ultimatum' për AstraZeneca: 120 milion vaksina brenda qershorit ose do të përballeni me sanksione!

Bashkimi Evropian i ka kërkuar AstraZeneca të dorëzojë të paktën 120 milion doza  deri në fund të Qershorit, përndryshe ata do të duhet të përballen me ndëshkime financiare.  AstraZeneca fillimisht kishte rënë dakord ti dërgonte BE-së 300 milion doza deri në fund të Qershorit, por deri më tani ka dorëzuar vetëm 50 milion doza.

Është hera e parë që Komisioni Evropian specifikon kërkesat e tij gjatë procedurave të tij ligjore kundër gjigandit farmaceutik britaniko-suedez.

"Kompania nuk ka përmbushur detyrimet e saj kontraktuale," tha një zëdhënës i BE, duke njoftuar këtë veprim të dytë ligjor.

Raportet sugjerojnë se AstraZeneca  planifikon të japë vetëm 70 milion nga 180 milion të rezervuara për BE deri në fund të këtij tremujorit të dytë.

Vonesat e konsiderueshme në furnizimin me vaksina bënë që ekzekutivi të çonte kompaninë në gjykatë në Bruksel në Prill për ta detyruar atë të respektojë angazhimet e saj. Shumica e vendeve të BE-së kane mbështetur padinë me arsyetimin se dorëzimi  i dozave nga kompania ka vonuar procesin e vaksinimit.

Avokati i BE-së tha në gjykatë se kompania duhet të dorëzojë 120 milion doza deri në fund të Qershorit në kërkesën e parë zyrtare të bërë deri më tani nga Brukseli. Gjithashtu sipas avokatit, BE “shpresonte” që pjesa e mbetur e 300 milion dozave mund të dorëzohej deri në Shtator.

Seanca tjetër është caktuar në 26 maj mbi çështjen e parë ligjore në të cilën BE po kërkon përshpejtim të menjëhershëm të dërgesave. Vendimi pritet të merret para  fundit të qershorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur