Foto: Flamuri i BE-së
BE ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet të blejnë naftë ruse që janë aktualisht të ngarkuara në anije në det.
Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se ky është një vendim shqetësues, pasi ndikon në sigurinë evropiane.
“Vendimi i njëanshëm i SHBA-së për të hequr sanksionet mbi eksportet e naftës ruse është thellësisht shqetësues, pasi ndikon në sigurinë evropiane. Rritja e presionit ekonomik mbi Rusinë është thelbësore që ajo të bjerë dakord për negociata serioze për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Dobësimi i sanksioneve rrit burimet në dispozicion të Rusisë për të zhvilluar një luftë agresioni kundër Ukrainës”, shkroi Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa në X.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shefi i Pentagonit: Udhëheqësit e Iranit fshihen si minjtë, Motajaba është i frikësuar! NATO rrëzon një raketë iraniane në hapësirën turke! Shpërthime në Teheran










