BE zgjat afatin e sanksioneve ndaj separatistëve në Ukrainë


/ATSH- DPA /- Bashkimi Evropian ka zgjatur për gjashtë muaj të tjerë sanksionet që pati vendosur kundër separatistëve prorusëve dhe atyre me lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.
Afati i sanksioneve pritej të përfundonte nesër.
"Zgjatja e afatit të sanksioneve u miratua nga ministrat e Cështjeve Evropiane", bëri me dije një burim i BE-së, pasi ambasadorët e secilit vend patën rënë dakord për këtë.
Një total prej 149 personash nuk do të mund të udhëtojnë në 28 vendet e BE-së deri më 15 mars, ndërkohë që çdo aset që ato mund të kenë në bllok do të ngrijë. Ngrirja e aseteve vlen dhe për 37 persona të tjerë.
Këto masa ndaj të dënuarve vijnë si pasojë e veprimeve të tyre që "kërcënojnë integritetin, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.
Perëndimi akuzon Rusinë se po mbështet separatistët në vend, akuzë kjo që Moska e mohon.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë