BE zgjidh 'qesen' për Shqipërinë dhe jep 94 mln €, fondi në mbështetje të reformave për integrimin

BE zgjidh 'qesen' për Shqipërinë dhe jep 94 mln €, fondi në mbështetje të reformave për integrimin

Selia e Komisionit Europian

Komisioni Evropian miratoi më 5 dhjetor Programin Vjetor të Masave 2018 për Shqipërinë. Me këtë program, BE-ja jep 94 milionë Euro për ta mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit evropian. Programi fokusohet në çështjet thelbësore për pranimin në BE, të tilla si shteti ligjor, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit.

Fondet e BE-së do të përqendrohen në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, duke vazhduar mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformës në drejtësi. Programi gjithashtu do ta ndihmojë Shqipërinë për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e autoriteteve të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës. Programi do t'i plotësojë këto masa me investime në zhvillimin social-ekonomik të zonave të prekura.

Duke njohur potencialin e madh të turizmit për rritjen ekonomike në Shqipëri, fondet e BE-së do të kontribuojnë gjithashtu për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e turizmit të cilësisë së lartë dhe të qëndrueshëm.

Mbrojtja e mjedisit, dhe veçanërisht trajtimi i ujërave të zeza, është prioritet i asistencës së BE-së. Përmirësimi i cilësisë së ujit dhe kushteve më të mira sanitare do të kontribuojnë gjithashtu për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në dobi të qytetarëve shqiptarë. Së fundmi, Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë pjesëmarrjen e Shqipërisë në programet e BE-së, si Erasmus +. 

Pas këtij vendimi ka reaguar kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca e cilësoi fondin si një mbështetje nga ana e Brukselit për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit drejt BE. "BE mbështet vijimin e reformave në forcimin e sundimit të ligjit, por gjithashtu për të ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe social në dobi të të gjithëve", thekson ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca

Postimi i ambasadorit të BE në Twitter

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari