Beatrix Ramosaj: Ju tregoj
arsyen e ikjes në Gjermani!

Beatrix Ramosaj: Ju tregoj<br />arsyen e ikjes në Gjermani!
Pasioni për muzikën e ka bërë të jetë një ndër zërat e ri më trend të skenës shqiptare.

Edhe pse ka vetëm disa vite që po shfaq talentin e saj në tregun muzikor, tashmë ajo është bërë pjesë e këngëtareve “in” të prurjeve muzikore.

Kjo është Beatrix Ramosaj, e cila vjen për lexuesin me një rrëfim të bukur nga Gjermania.

Kënga “Pa ty” është një baladë e bukur dhe e ndjerë, suksesin e këngës po e shijoj nga Gjermania, jam shumë e kënaqur, publiku e ka pëlqyer shumë dhe vetëm komente pozitive po marr”, - shprehu Beatrixa për këngën e saj më te re “Pa ty”.

Në këtë klip, si gjithmonë Beatrix vjen joshëse dhe plot sharm.
 
Prej dy javësh keni nxjerr në treg klipin tuaj më të ri “Pa ty”. Një baladë që ka marrë mbi 30 mijë klikime?

Kënga “Pa ty” është një baladë e bukur dhe e ndjerë, suksesin e këngës po e shijoj nga Gjermania, jam shumë e kënaqur, publiku e ka pëlqyer shumë dhe vetëm komente pozitive po marr! I falenderoj shumë të gjithë për mbështetjen, gjithashtu falenderoj dhe autorët e këngës për punën e mrekullueshme; Gramoz Kozelin dhe De Vox-in për muzikën, Rozana Radin për tekstin dhe Lens Production për videoklipin!
 
Kujt i dedikohet kjo këngë?

Nuk i dedikohet askujt. Është një këngë që unë e kam kënduar me shumë emocion, emocioni ka qenë shumë i madh që nga momenti që e kam dëgjuar për herë të parë dhe deri sa mbaroj klipi më ka emocionuar vazhdimisht. Është një baladë që të gjithë, pak a shumë e gjejnë veten te ky tekst.
 
beatrix ramosaj

Muaji dhjetor ju ka gjetur jashtë Shqipërisë. Pse ky largim?
Arsyeja pse jam larguar jashtë Shqipërisë është sepse jam duke realizuar disa projekte të reja, të mëdha për karrierën time muzikore.
 
Si ju duket jeta në Gjermani, keni ndonjë projekt që po rrini kaq gjatë?
Jeta në Gjermani gjithmonë më ka pëlqyer shumë sepse kam jetuar disa vite më përpara këtu. Po e shijoj shumë ardhjen time këtu, atmosfera është shumë e ngrohtë, përgatitjet për festat kanë filluar, qyteti është i mbushur me shumë drita, vetëm bora po më mungon.
 
Albani, vëllai juaj tashmë po njeh sukses në muzikë. Si është raportoi juaj, ju mungon?
Jam motra më e lumtur në botë që kam një vëlla si Albanin! Jam jashtë mase e lumtur me suksesin e tij që në hapat e parë në “The Voice”, ku në fillim të “Voice-it” i kam qëndruar pranë çdo sekond dhe tani nuk kam mundësi t'i gjendem pranë, por kur e di që është mami me të, jam shumë e lehtësuar. Përsa i përket raporteve, i kemi të mrekullueshme, jemi si shokë, flasim për çdo gjë bashkë, kur dalim të tre asnjëherë nuk mërzitemi, gjithmonë ka shumë të qeshura. Tani që ndodhem larg tyre më mungojnë pa masë, por shyqyr që kemi skype-erat që të paktën e heqim sadopak mallin me njëri-tjetrin.
 
Keni ndikuar ju në pasionin e tij për muzikë?
Normalisht që po! Përveç talentit që e ka të lindur, jam munduar gjithmonë ti jap këshilla sa i përket muzikës. Në fakt, e kam marrë vesh shumë vonë që Albani këndon, kur ka qenë në klasë të 6-të e kam zbuluar që këndon, më pas nuk më besonte as mami as tezja derisa e kanë dëgjuar dhe janë dashuruar me vokalin e tij. Ka një zë të mrekullueshëm, shumë i talentuar dhe shumë artist sinqerisht, do e shikoni vet me kalimin e kohës.
 
Cilat janë projektet në këtë fundviti?
Projektet kam dëshirë ti lë surprizë për momentin sepse është akoma herët të zbuloj diçka, thjesht jam duke punuar më shumë se kurrë. Jam e angazhuar gjatë gjithë kohës dhe mendoj se po bëj ëndrrat e mija realitet.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani