Këngëtarja Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Këngëtarja i dha fund me aktorin e humorit Donald Veshaj, lidhje që nisi brenda shtëpisë së famshme, vetëm pak ditë pasi përfundoi edicioni i parë.

Thuhet se shkak ka qenë udhëtimi i këngëtares drejt Dubait duke refuzuar të darkonte me banorët e shtëpisë së famshme dhe me Donaldin. Ajo u largua sërish nga vendi pak ditë më parë. Mirëpo, ka zbuluar se ndodhet me kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj. ‘Ti je një rreze dielli në një ditë me re’- shkruan ajo.