Bebe Rexha është një nga këngëtaret shqiptare me famë botërore dhe shumë e suksesshme . Këngëtarja shqiptare njihet për patriotizmin e saj ku në shumë foto në rrjetin e saj social ajo bën simbolin e shqiponjës.
Edhe këtë herë Bebe Rexha ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Në një video në Instagram shfaqet duke i mësuar asistentit të saj të flasë shqip. Ai ka mësuar të thotë fjalët ‘Kuq e zi’.
Në të gjitha programet ku ajo është e ftuar nuk e mohon asnjëherë faktin që është shqiptare dhe ndjehet shumë krenare për origjinën e saj.
Komento