Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët më 18 maj do të protestojnë për të drejtën e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, artistja theksoi rëndësinë që ka gjuha shqipe për identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke kujtuar sakrificat e bëra ndër breza për ruajtjen e saj.

“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë”, thuhet në videon e shpërndarë prej saj në Instagram. 

Në video, rikujtohet gjithashtu se Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik ku shqipja njihet si gjuhë bashkëzyrtare, ndërsa shtoi se studentët shqiptarë meritojnë të drejta të barabarta në arsim dhe në proceset profesionale.

Reagimi i artistes vjen në prag të protestës së paralajmëruar nga studentët shqiptarë, e cila do të mbahet të hënën, më 18 maj, në orën 16:30, me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”. Protesta organizohet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet në gjuhën shqipe.

Kauza e studentëve ka marrë mbështetje të gjerë nga figura politike, publike dhe organizata shqiptare në mbarë Ballkanin