Bebe Rexha bën sërish krenarë shqiptarët, fiton çmimin e vitit

Bebe Rexha bën sërish krenarë shqiptarët, fiton çmimin e vitit

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha

Të gjithë ndihemi krenarë kur dikush që ka origjinën shqiptare arrin majat në një profesion të caktuar dhe indjekim hap pas hapi sukseset e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren e njohur në të gjithë botën, Bebe Rexhën. Ylli me origjinë shqiptare është nderuar me çmimin e jetës dhe karriera e saj tashëm është në një tjetër nivel.

Bebe do të rrëmbejë çmimin “Breakthrough Artist Award” në konferencën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Music Biz 2019”. Edhe pse eventi do të mbahet më 7 maj në Los Angeles ndërkohë që këngëtarja është lajmëruar se do të vlerësohet me këtë çmim më 7 nëntor të këtij viti, shkruan Billboard.com.

Ky vlerësim i jepet një artisti që ka patur impaktin më të madh përgjatë një viti në industrinë e muzikës dhe karriera e të cilit ka arritur në një tjetër nivel. Kujtojmë që vitet e kaluar, artistët që u nderuan me këtë çmim ishin Ariana Grande, Meghan Trainor, Nicki Minaj, John Legend dhe Carrie Underwood.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali