Bebe Rexha hap zemrën,tenton të
bashkojë Rita Orën me Dua Lipën
Bebe po nxit një lloj bashkimi midis Rita Orës dhe Dua Lipës, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës.
Bebe Rexha ka vendosur të hapë zemrën në Instagram. Ajo ka postuar një foto të listës së iTunes në Britani, ku 3 këngëtare shqiptare ndodheshin në top list. Bëhet fjalë për vetë Bebe Rexhan, në vend të 13, për Rita Orën, në vend të 4 dhe Dua Lipa në vend të 6. Ajo shprehet e entuziazmuar me këtë fakt, duke u ndjerë krenare jo vetëm për arritjet e saj në muzikë, por edhe për arritjet e bashkëatdhetareve të saj të suksesshme.
Rexhe ka gjetur rastin të falenderojë babanë e saj, duke përmendur se familjet e tre yjeve të muzikës, kanë sakrifikuar shumë që ato të jenë aty ku janë.
"Jam në vend të 13 në iTunes në Britani. 3 vajza shqiptare janë pjesë gjithashtu. Kjo është e pabesueshme! E di që prindërit tanë kanë punuar fort për të na siguruar një jetë më të mirë. Babai im ka ardhur në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq larg. Jam akoma më shumë krenare për gratë shqiptare që po korrin sukses bashkë me mua tani! Kjo i dedikohet babait tim”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.
Duket sikur Bebe po nxit një lloj bashkimi midis vajzave, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës. Tashmë, pritet që vajzat të mos jenë të renditura vetëm në Top listën e këngëve së bashku, por t’i shohim të treja në një foto, apo, pse jo, në një bashkëpunim muzikor.
d.gj/ Shqiptarja.com
137/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.2%
-
Opozitës
74.8%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 2939
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moody’s rishikon në rritje ekonominë shqiptare, vlerësimi ndryshon nga 'pozitive' në të 'qëndrueshme'
19 Tetor, 14:09
-
Transformohet parku Drilon-Tushemisht, inaugurohet edhe qendra e re e vizitorëve! Rama: Gjerdan i ri i ekoturizmit në Pogradec
19 Tetor, 14:04
-
Manastirliu në Shkodër: Plan i ri strategjik për Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’, qendër rajonale e arsimit të lartë
19 Tetor, 13:49
-
Rumania: Një tjetër dron shkeli hapësirën e tonë ajrore
19 Tetor, 13:32
-
‘Fun Run’ mbledh bashkë 2000 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, Veliaj ndan çmimet e para: Mirëpresim nesër 4000 vrapues nga e gjithë bota
19 Tetor, 13:23
-
Greqi/ Sekuestrohen 1.4 ton drogë, zbulohet edhe parcela me 1253 rrënjë marijuanë! Në pranga shqiptari (EMRI)
19 Tetor, 13:18
-
Dy operacione antidrogë në Lezhë, sekuestrohet rreth 200 kg kanabis, 5 në pranga (VIDEO)
19 Tetor, 13:01
-
Ersekë/ 62-vjeçari thyen xhamin e banesës, tenton të përdhunojë 75-vjeçaren
19 Tetor, 13:00
-
Tentoi të qëllonte me thikë adoleshentin në Këlcyrë, arrestohet 27-vjeçari
19 Tetor, 12:59
-
‘Guida’ kulturore e fundjavës/ ‘Sonetet e William Shakespeare’ në teatrin e Vlorës, koncert te ‘Migjeni’! Shfaqje për fëmijë te ‘Metropoli’ në Tiranë
19 Tetor, 12:43
-
Ministri Hasani takim me kryetaren e Komunës së Preshevës: Mbështetja e Shqipërisë jo vetëm politike, por edhe në ekonomi dhe arsim
19 Tetor, 12:39
-
Hapja e negociatave për grup-kapitullin e parë, Rama: Shqipëria, lider në rajon në fushën e prokurimeve publike
19 Tetor, 12:24