Bebe Rexha hap zemrën,tenton të
bashkojë Rita Orën me Dua Lipën
Bebe po nxit një lloj bashkimi midis Rita Orës dhe Dua Lipës, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës.
Bebe Rexha ka vendosur të hapë zemrën në Instagram. Ajo ka postuar një foto të listës së iTunes në Britani, ku 3 këngëtare shqiptare ndodheshin në top list. Bëhet fjalë për vetë Bebe Rexhan, në vend të 13, për Rita Orën, në vend të 4 dhe Dua Lipa në vend të 6. Ajo shprehet e entuziazmuar me këtë fakt, duke u ndjerë krenare jo vetëm për arritjet e saj në muzikë, por edhe për arritjet e bashkëatdhetareve të saj të suksesshme.
Rexhe ka gjetur rastin të falenderojë babanë e saj, duke përmendur se familjet e tre yjeve të muzikës, kanë sakrifikuar shumë që ato të jenë aty ku janë.
"Jam në vend të 13 në iTunes në Britani. 3 vajza shqiptare janë pjesë gjithashtu. Kjo është e pabesueshme! E di që prindërit tanë kanë punuar fort për të na siguruar një jetë më të mirë. Babai im ka ardhur në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq larg. Jam akoma më shumë krenare për gratë shqiptare që po korrin sukses bashkë me mua tani! Kjo i dedikohet babait tim”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.
Duket sikur Bebe po nxit një lloj bashkimi midis vajzave, bashkim i cili ekziston tashmë midis Bebes dhe Ritës. Tashmë, pritet që vajzat të mos jenë të renditura vetëm në Top listën e këngëve së bashku, por t’i shohim të treja në një foto, apo, pse jo, në një bashkëpunim muzikor.
d.gj/ Shqiptarja.com
138/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.4%
-
Opozitës
74.6%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3090
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gripi në prag! Shpërndahen vaksinat në qendra shëndetësore, mjekja në Fier: Diabetikët të mos neglizhojnë vaksinën e gripit sezonal
19 Tetor, 16:06
-
‘Estro Italiano’ në TKOB/ Premierë aboslute ‘Metamorfoza’ e kompozitorit Vasil Tola
19 Tetor, 15:57
-
Dy ditët e fundit të hetimorit të shëndetësisë! Të hënë dhe të martë dëshmojnë ministra dhe ish ministra, pritet ardhja e Ilir Beqajt nga burgu
19 Tetor, 15:45
-
Gërmime në Amfiteatrin e Durrësit, arkeologë shqiptarë e italianë zbulojnë një furrë qeramike dhe një varr të periudhës mesjetare
19 Tetor, 15:42
-
Kombëtarja sjell pasoja, Interi lë jashtë Kristjan Asllanin
19 Tetor, 15:32
-
Netanyahu reagon pas tentativës për sulm në shtëpinë e tij: Asgjë nuk do të na ndalojë! Do vazhdojmë deri në fitore
19 Tetor, 15:29
-
Vuani nga djersitja gjatë natës? Pse ndodh kjo dhe mënyrat si ta trajtoni atë
19 Tetor, 15:28
-
Franca premton mbështetje për planin e Ukrainës për t’i dhënë fund pushtimit rus
19 Tetor, 15:13
-
Vota e diasporës, dështon për herë të dytë miratimi i rregullores në KQZ! ‘Mollë sherri’ pasaportat e skaduara (VIDEO)
19 Tetor, 14:54
-
Fier/ Ktheu lokalin në qendër prostitucioni, arrestohet 45 vjeçarja e shpallur në kërkim (EMRI)
19 Tetor, 14:39
-
Lufta/ Media ruse: Forcat ukrainase sulm me dronë në Shën Petersburg
19 Tetor, 14:33
-
PERSONAZH/ 75-vjeç, Ndue Cara bën 92 kilometra për të shërbyer në malet rreth Fierzës! Mjeku thirrje të rinjve: Mos braktisni të sëmurët në fshatra!
19 Tetor, 14:26