Bebe Rexha koncert në Tiranë: E
gjithë mbrëmja do të jetë çmenduri

Bebe Rexha koncert në Tiranë: E<br />gjithë mbrëmja do të jetë çmenduri
Bebe Rexha ka mbërritur dje në Tiranë. Artistja 27-vjeçare me origjine shqiptare është pritur në aeroport edhe nga dhjetëra fansa të cilët kanë pasur mundësi që të bëjnë foto me të.

27-vjeçarja do të performojë në një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë sonte në mbrëmje në orën 18:00. Në një seri postimesh në Snapchat, ajo shprehet se e gjithë mbrëmja do të jetë çmenduri. 

Përmes fotove dhe videove, ajo është kujdesur që t’i tregojë të gjithë ndjekësve të saj se si po shkon udhëtimi. Gjatë një ndalese në Romë, ajo me bashkëpunëtorët e saj këndojnë edhe edhe shqip, më saktë këngën “Xhixhile moj xhixhile”.

Bebe Rexha lindi në Nju Jork nën emrin Bleta Rexha në vitin 1989 nga dy prindër shqiptarë. Ajo nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare, ndërsa krahas këngës ushqeu pasionin për disa instrumente muzikore. Gjatë shkollës së mesme, Bebe Rexha ishte pjesë e një bande muzikore femërore.

bebe rexha
bebe rexha
bebe rexha
 Foto të tjera..


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë