Hiti 'Meant to Be' e këngëtares Bebe Rexhës ka shënuar historinë.

Mirëpo projekti i saj në bashkëpunim me Florida Georgia Line ka arritur diçka të rrallë në industrinë e muzikës, e cila e ka mundësuar të shënoj historin.

Përveçse e ka arritur brenda një viti mbi 610 milionë klikime në YouTube, 'Meant to Be' kryeson listën e këngëve më të dëgjuara County në Billboard Hot 100.

Kënga e saj nuk ka rënë asnjëherë nga kategoria dhe qëndron prej 1 viti në vend të parë.

Billboard ka njoftuar se 'Meant to Be' është kënga e vetme që ka arritur këtë gjë dhe ndër të paktat në këtë dekadë që qëndron kaq gjatë në krye të listës, një super hit.