Bebe Rexha me origjinë shqiptare:
Vizitoj çdo vit familjarët në Dibë

Bebe Rexha me origjinë shqiptare:<br />Vizitoj çdo vit familjarët në Dibë
Bebe Rexha është 27 vjeçe dhe ka lindur në Broklin, Nju Jork, në SHBA, në një familje shqiptare.
 
Kur lindi u pagëzua me emrin Bleta Rexha dhe me pas përdori emrin artistik Bebe Rexha.
 
Babai i Rexhës është shqiptar nga Dibra e Maqedonisë. Ai shkoi në SHBA në vitet ‘50 së bashku me bashkëshorten edhe kjo shqiptare me origjinë nga Gostivari.
 
Ende familja Rexha i ruan lidhjet me te afërmit në Maqedoni. “Unë shkoj në Dibër në Maqedoni për të vizituar familjarët e mi të paktën një herë në vit”, shprehet Bebe Rexha.
 
Atë e sheh shpesh të fotografohet ne dasma dhe ngjarje familjare kur vjen në Dibër. 

Këngëtarja dhe kompozitorja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, u bë e njohur për faktin se shkroi superhitin “The Monster” të Eminem dhe Rihanna.



Në SHBA Bebe Rexha e nisi karrierën me shtëpinë diskografike Island Def Jam kur ishte vetëm 19- vjeçe.
 
Ajo nënshkroi një kontratë për kompozimin e këngës për dy nga këngëtarët me famë Eminen dhe Rihana por u refuzua nga ata.
 
Pak më vonë Bebe Rexha shkroi këngën ‘Monster Under My Bed’ për një shtëpi diskografike tjetër.

Kënga u pëlqye në Shady Records, që është shtëpia diskografike e Eminem. Edhe vetë Eminem sa e dëgjoi këngën e pëlqeu dhe u vendos ta këndonte me Rihanën.
 
Kënga u bë super hit dhe Bebe Rexha nuk ndali me projektet e saj pas kësaj, duke u bërë një emër i njohur i muzikës botërore.

Në vitin 2013, Rexha nëshkroi kontratën me Warner Bros Records si një artiste solo. Ajo ndërkohë ishte bërë e njohur se kishte shkruar disa këngë përfshi këtu edhe këngët për Selena Gomez dhe Nikki Williams.
 
Por ajo që bëri bujë ishte kënga "Monster" me Eminem dhe Rihanna. Bebe Rexha e kishte shkruar dhe kompozuar këngë edhe për Jon Bellion.
 
Më 21 mars 2014, Rexha u shfaq me debutimet e saj solo dhe për një kohë të gjatë ajo u shfaq në skenë me reperin Pitbull, e më pas me David Guetta-n, me Nicki Minaj dhe Afrojack.
 
Së fundi Bebe Rexha ka publikuar albumin e saj "No Broken Hearts" me Nicki Minaj që është produksion i The Invisible Men.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë