Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha do të jetë një ndër prezantueset e çmimeve Grammy.
Ajo e publikoi lajmin përmes profilit të saj.
Këngëtarja ka njoftuar se do të jetë pjesë e ceremonisë së çmimeve ‘Grammys’ por jo si e nominuar.
Bebe do të prezantojë në skenën e madhe, me datë 26 janar, një çmim të rëndësishëm.
“E ngazëllyer që do e ndaj këtë natë me kolegët e mi shumë të talentuar këtë vit në "Grammys”, ka shkruar këngëtarja krahas një fotoje të publikuar.
Kujtojmë që ajo është një ndër emrat më të dashur dhe njohur në të gjithë botën.
Foto nga Bebe
Komento