Bebe Rexha këngëtarja e famshme shqiptare, ka folur hapur për përfshirjen e saj në industrinë e muzikës dhe për disa takime të sikletshme që ka pasur me disa producentë në Hollywood. Sipas Cosmopolitan këngëtarja shqiptare u shpreh se donte të krijonte një mjedis të sigurtë për gratë.
Ajo tregoi disa eksperienca të këqija personale të saj. “Kur arrita për herë të parë në LA, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendosi në një dhomë me shumë kantautorë dhe muzikantë të tjerë që të gjithë dukeshin të droguar. Ishte një producent që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, ‘Jo, unë do të bëj atë që dua’. Por unë jam rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse nuk dua që ta bëjë”, tha Bebe.
Më pas u shpreh se ky person është shumë i famshëm, por ajo nuk dha asnjë emër.
Ajo më pas tregoi një takim të frikshëm me një producent dhe 6 burra të tjerë në një dhomë studioje që i dukej sikur do ta përdhunonin: ” Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha. Në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”.
Këngëtarja ka treguar edhe raste kur është fyer për paraqitjen dhe është diskriminuar për përmasat e trupit të saj.
Bebe Rexha, këngëtarja e njohur shqiptare
1/2
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.6%
-
Të gabuar
27.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 1664
Lajme të tjera
-
Koreja e Veriut një tjetër 'sulm' ndaj sjelljeve perëndimore, 6 muaj punë të detyruar për prindërit që lejojnë fëmijët të shohin filma të Hollywood-it
25 Shkurt, 15:47
-
Këngëtarja e njohur Celine Dion 'lë pas krahëve' sëmundjen, merr pjesë për herë të parë në një film
21 Shkurt, 15:39
-
FOTOT/ Çmimet BAFTA, pamjet magjepsëse në tapetin e kuq, ja çfarë veshën yjet e kinematografisë
20 Shkurt, 16:15
-
Bebe Rexha: Jam e emocionuar që jam nominuar për ‘Grammy’, edhe pse e di që Beyonce do të fitojë
4 Shkurt, 17:01
-
Bruce Willis nxjerr ish-gruan nga testamenti, pasuria do shkojë për partneren e re dhe dy vajzat e tyre
12 Janar, 20:42
-
Shqiptari në Itali denoncon në polici: Më akuzojnë për hajdut! Jetoj prej vitesh me familjen, por po na diskriminojnë
9 Janar, 11:55
-
Brad Pitt po tërhiqet nga bota e biznesit, shet 60% të aksioneve nga kompania e përbashkët me Jennifer Aniston
8 Janar, 12:34
-
Aktorët e filmit Romeo dhe Zhuliet padisin Paramount për abuzim seksual dhe mashtrim pas skenës nudo të vitit 1968, kërkojnë 500 milion dollarë dëmshpërblim
5 Janar, 08:20
-
Bebe Rexha më e dashuruar se kurrë, poston foto duke u puthur me partnerin
24 Dhjetor 2022, 22:01
-
Një trofe për lëvizjen feministe! Ish-producenti Harvey Weinstein sërish fajtor për krime seksuale
20 Dhjetor 2022, 16:58
-
Angelina Jolie zbulon detaje tronditëse! Tregon se si Brad Pitt dhunonte atë dhe djemtë: I vuri duart në fyt
5 Tetor 2022, 11:44
-
Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare ylli i ‘Goodfellas’, Ray Liotta
26 Maj 2022, 19:02