Bebe Rexha këngëtarja e famshme shqiptare, ka folur hapur për përfshirjen e saj në industrinë e muzikës dhe për disa takime të sikletshme që ka pasur me disa producentë në Hollywood. Sipas Cosmopolitan këngëtarja shqiptare u shpreh se donte të krijonte një mjedis të sigurtë për gratë.
Ajo tregoi disa eksperienca të këqija personale të saj. “Kur arrita për herë të parë në LA, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendosi në një dhomë me shumë kantautorë dhe muzikantë të tjerë që të gjithë dukeshin të droguar. Ishte një producent që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, ‘Jo, unë do të bëj atë që dua’. Por unë jam rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse nuk dua që ta bëjë”, tha Bebe.
Më pas u shpreh se ky person është shumë i famshëm, por ajo nuk dha asnjë emër.
Ajo më pas tregoi një takim të frikshëm me një producent dhe 6 burra të tjerë në një dhomë studioje që i dukej sikur do ta përdhunonin: ” Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha. Në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”.
Këngëtarja ka treguar edhe raste kur është fyer për paraqitjen dhe është diskriminuar për përmasat e trupit të saj.
Bebe Rexha, këngëtarja e njohur shqiptare
1/2
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Dako, Po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën ndaj korrupsionit?
-
Po
25%
-
Jo
67.4%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1517
Lajme të tjera
-
Jeni gati? Bebe Rexha surprizon shqiptarët, sjell këngën në gjuhën shqipe
30 Maj, 23:00
-
E mbuluar nga luksi! Bebe Rexha mahnit me paraqitjen e saj në “amfAR Gala” në Kanë
26 Maj, 11:22
-
U shfaq duke tymosur marihuanë me Snoop Dogg, babai i nervozuar i kërkon llogari Bebe Rexhës për videon e publikuar në rrjet
25 Prill, 09:10
-
Diskriminim për shkak të bindjeve politike, raporti i Komisionerit: 107 ankesa kundër partive në vitin 2022! Rriten ankimet për mosmarrje shërbimesh
14 Prill, 15:59
-
Bebe Rexha gati të publikojë albumin e ri, sjell një bashkëpunim me reperin e famshëm Snoop Dogg
3 Prill, 07:55
-
Filmi fantastiko-shkencor 'Everything Everywhere All At Once' hyn në histori, fiton katër çmime SAG 2023
27 Shkurt, 15:22
-
Koreja e Veriut një tjetër 'sulm' ndaj sjelljeve perëndimore, 6 muaj punë të detyruar për prindërit që lejojnë fëmijët të shohin filma të Hollywood-it
25 Shkurt, 15:47
-
Këngëtarja e njohur Celine Dion 'lë pas krahëve' sëmundjen, merr pjesë për herë të parë në një film
21 Shkurt, 15:39
-
FOTOT/ Çmimet BAFTA, pamjet magjepsëse në tapetin e kuq, ja çfarë veshën yjet e kinematografisë
20 Shkurt, 16:15
-
Bebe Rexha: Jam e emocionuar që jam nominuar për ‘Grammy’, edhe pse e di që Beyonce do të fitojë
4 Shkurt, 17:01
-
Bruce Willis nxjerr ish-gruan nga testamenti, pasuria do shkojë për partneren e re dhe dy vajzat e tyre
12 Janar, 20:42
-
Shqiptari në Itali denoncon në polici: Më akuzojnë për hajdut! Jetoj prej vitesh me familjen, por po na diskriminojnë
9 Janar, 11:55