Këngëtarja Bebe Rexha është bërë sërish pjesë e debatit publik, pasi një seri komentesh të saj në platformën X ndezën një polemikë të fortë me një përdoruese të rrjeteve sociale.

Këngëtarja reagoi mbi ndikimin e luftërave te civilët, duke theksuar se gratë dhe fëmijët janë ata që mbajnë peshën më të rëndë të konflikteve të shkaktuara nga burrat.

Deklarata e saj mori reagime të shumta, por komenti më i ashpër erdhi nga një përdoruese me emrin Morgan. Komenti i saj shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Bebe Rexhës, e cila e rishpërndau postimin dhe u kundërpërgjigj pa dorashka.

Në reagimin e saj, Rexha e cilësoi ndjekësen “toksike” dhe kërkoi që ajo të largohej nga profili i saj.

“Fansat e mi e dinë shumë mirë që kjo nuk ka lidhje me komunitetin tim gay. Dhe për ‘s’je më relevante’? Ti je në faqen time, ndaj dikush nga ne dy qartësisht është relevante. Nuk kam ndërmend t’i lë njerëzit toksikë të shpërndajnë negativitet. Dikush duhet t’u tregojë vendin”, u shpreh ajo.