Bebe Rexha gjithmonë provokon me daljet e saj duke shfaqur format bombastike.
30-vjeçaren e kemi parë gjithmonë të kuruar deri në detaje, por kësaj rradhe është fotografuar me një pamje krejt tjetër.
Bebe ka postuar në profilin e saj në “Instagram” dy foto ku shfaqet e veshur sportive, me një pallto të trashë dhe me shapka.
Ndërkohë në njërën pozë ajo ka treguar edhe gishtin e mesit, duke lënë të kuptohet se nga tani e tutje do të jetojë për veten e saj dhe jo për të tjerët.
“Gjendja ime për gjithë vitin. Vetëm duke qenë vetja ime dhe duke jetuar jetën që dua. Nuk jetoj më për të tjerët. Nëse ata më pëlqejnë mua për këtë që jam, në rregull. edhe unë vdes për këtë pallto”, shkruan këngëtarja me origjinë shqiptare krahas fotove.
Edhe kur erdhi në vendin tonë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, Bebe ishte veshur shumë thjesht e ndryshe nga daljet e saj luksoze nëpër evente.