Filmi “Maleficent” me aktore protagoniste Angelina Jolie u prit shumë mirë nga publiku dhe regjisori vendosi të sjellë një film të dytë.

Kolona zanore e filmit i është besuar një këngëtareje shqiptare dhe ajo është Bebe Rexha.

“Maleficent 2” do të dalë në kinema me 18 tetor dhe fansat mezi po e presin daljen e aktores së famshme.

 Ka qenë vetë këngëtarja që me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video ku ka treguar për projektin e saj më të ri.

 “You Can’t Stop The Girl” titullohet kënga e zhanrit baladë, tematika e së cilës i përshtatet më së miri filmit.

  Kolona zanore shënon një tjetër sukses të bebes, e cila po shkëlqen me performancat e saj.

Postimi i Bebes