PERMET - Kanë kaluar më shumë se dy vjet, që qeveria nuk ka shpërblyer sipas ligjit, fëmijët e lindur në këtë periudhë në rrethin e Përmetit. Fondi përmes Ministrisë së Brendshme, nuk i ka kaluar asnjë njësie vendore në rrethin e Përmetit ndonëse kërkesat për dërgimin e tij, nuk kanë rreshtur nga administrata lokale.
Përditë në Bashkinë e Përmetit, paraqiten prindërit e bebeve që kërkojnë shpërblimin prej 5 mijë lekësh e cila është kuota që ka vendosur qeveria shqiptare, për cdo lindje në maternitet. Për shefen e Zyrës së Financave në Bashkinë e Përmetit Flora Hoxha, shkresat në qeveri kanë qenë të shumta por prej 8 marsit të 2011 e deri më sot, Ministria e Brendshme, nuk ka lëvruar asnjë fond, duke sjellë siklet jo vetëm për funksionimin e kësaj zyre si pasojë e paraqitjes së përditshme të të interesuarve, por edhe për pamundësinë që krijohet për t’u dhënë një përgjigje të saktë atyre.
Janë gjithsej 105 fëmijë të lindur në periudhën 2 vjecare në Përmet, të cilët nuk janë trajtuar me shpërblimin prej 5 mijë lekësh nga ana e qeverisë shqiptare cka në total, përbën fondin prej 125 mijë lekësh.
/Shqiptarja.com